Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · An-Nisaa
Surah 4

An-Nisaa

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 137

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ثُمَّ كَفَرُوا۟ ثُمَّ ءَامَنُوا۟ ثُمَّ كَفَرُوا۟ ثُمَّ ٱزْدَادُوا۟ كُفْرًا لَّمْ يَكُنِ ٱللَّهُ لِيَغْفِرَ لَهُمْ وَلَا لِيَهْدِيَهُمْ سَبِيلًۢا 137

Vërtet, ata që besojnë e pastaj mohojnë, përsëri besojnë e pastaj mohojnë dhe e shtojnë mosbesimin - këta nuk i fal Allahu dhe as nuk i udhëzon në Rrugë të Drejtë. -Çdokush që mohon pasi është udhëzuar njëherë, pastaj sërish mohon pasi udhëzohet përsëri, domethënë që preferon verbërinë pasi ka parë qartë të vërtetën, ai është shumë larg mundësisë për të gjetur udhëzimin në rrugën e drejtë të Zotit. Ai është larg faljes, sepse ka kryer një vepër, që konsiderohet si pengesa më e madhe për arritjen e faljes dhe të udhëzimit të Zotit. Mohimi i të tillë njerëzve vjen prej karakterit të tyre të pabesë dhe prej ndëshkimit të drejtë të Allahut të Lartësuar për veprat e tyre, sikurse thotë i Lartësuari në suren Saf, ajeti 5: “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë.” Ai thotë gjithashtu: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre. Edhe sikur t'u dërgonim melekët, t'i bënim të vdekurit t'u flisnin atyre dhe t'i tubonim të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte. Por shumica e tyre nuk e dinë (të vërtetën).”. [En’am 110, 111]. Ajeti tregon se nëse ata nuk do ta shtonin dhe nuk do të thelloheshin më shumë në kufër, por do të ktheheshin në besim të penduar, Allahu i Lartësuar do t’i falte ata, edhe sikur një gjë e tillë të përsëritej e të përsëritej prej tyre. Kur një premtim i tillë vjen për përsëritjen e kufrit, atëherë kur bëhet fjalë për gjynahet poshtë tij, shpresa për falje është akoma edhe më e madhe, edhe nëse ato përsëriten. Sa herë që robi kthehet i penduar, Allahu i Lartësuar i kthehet atij gjithmonë me falje.