Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · Ash-Shu'araa
Surah 26

Ash-Shu'araa

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 10

وَإِذْ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱئْتِ ٱلْقَوْمَ ٱلظَّـٰلِمِينَ 10

(Kujto)Kur Zoti yt e thirri Musain: “Shko tek ai popull i padrejtë… -Allahu i Madhëruar e ka përsëritur historinë e Musait shumë herë në Kur'an, më shumë se çdo histori tjetër, sepse në të janë sjellë urtësi të shumta e madhështore dhe mësime të vyera për njerëzit. Në të jepen shumë qartë veprimet e Zotit me keqbërësit dhe mosbesimtarët. Musai është Profeti që iu dha ai sheriat i jashtëzakonshëm dhe Teurati, që është libri më madhështor pas Kur'anit. Allahu thotë: “Kujtoji ato çaste të zgjedhura dhe atë gjendje të mrekullueshme të Musait në momentet kur Zoti i foli atij për t’i dhënë lajmin e mirë dhe profetësinë. Ai tha: “Shko tek ai popull keqbërës (i padrejtë)!” Ata janë treguar kryeneçë dhe arrogantë në tokë. Ata janë tiranë të pamëshirshëm për njerëzit dhe i pari i tyre pretendoi se ishte Zot. Shko tek populli i Faraonit dhe këshilloji: