An-Noor
Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.
Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21
وَأَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُوا۟ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَطِيعُوا۟ ٱلرَّسُولَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ 56
Atëherë faleni rregullisht namazin dhe jepeni zekatin -Allahu i Lartësuar urdhëron për ta përkryer namazin duke plotësuar në mënyrën më të mirë shtyllat, kushtet, detyrat e synetet e tij, si dhe edukatën e shpirtin e namazit, qoftë në lidhje me fjalët dhe veprat e shfaqura, qoftë me ato të brendshme e të fshehta. Ai na urdhëron edhe për të dhënë zekatin prej pasurisë që Zoti na bëri kujdestarë dhe na i la në dorën tonë. Duhet të shpenzojmë nga mirësitë që na ka dhënë Zoti e t’ua japim të varfërve dhe çdo kategorie në nevojë, ashtu siç na udhëzon i Gjithëmëshirshmi. Këto dy punë, namazi dhe zekati, janë dy adhurimet më të mëdha, që i përkushtohen Zotit në shenjë bindjeje ndaj Tij. Madje, ato janë treguesit më të mëdhenj të bindjes ndaj Allahut, sepse janë plotësim i hakut të Allahut dhe i hakut të krijesave. Ato tregojnë sinqeritetin ndaj të Adhuruarit të vetëm me meritë, Allahut të Madhëruar, dhe tregojnë bamirësinë ndaj krijesave. Pastaj Allahu i Madhëruar na jep një urdhër të përgjithshëm:...dhe bindjuni të Dërguarit që të mëshiroheni! -Bindjuni urdhëresave të tij dhe largojuni ndalesave të tij. Allahu i Madhëruar thotë: "Kush i bindet Profetit, i është bindur Allahut. Por kush e refuzon, (dije se) Ne nuk të kemi dërguar ty si mbikqyrës të (punëve të) tyre." [Nisa 80]. Nëse e bëjmë këtë, atëherë Ai premton: "...që të mëshiroheni." Atëherë, ai që dëshiron mëshirën, le ta dijë se kjo është rruga e arritjes së saj. Nga ana tjetër, ai që kërkon ta arrijë mëshirën e Zotit dhe shpreson që Ai ta përfshijë në të, pa falur namazin, pa dhënë zekatin e pa iu bindur Profetit, ai është mashtrues dhe ëndërron me sy hapur. Ai vetëmashtrohet nga ëndrra të kota dhe të paqena.