Maryam
Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.
Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21
قَالَ سَلَـٰمٌ عَلَيْكَ ۖ سَأَسْتَغْفِرُ لَكَ رَبِّىٓ ۖ إِنَّهُۥ كَانَ بِى حَفِيًّا 47
Ai (Ibrahimi)tha: “Paqja qoftë mbi ty! -Prej meje do të kesh veç paqe dhe siguri. Nga unë nuk do të shohësh asgjë të keqe, veç selamit e mirësjelljes. Madje:Unë do t'i lutem Zotit tim të të falë ty. -Unë do të vazhdoj ta lus Allahun që të të udhëzojë dhe të të falë. Do t’i lutem të të udhëzojë në Islam, që të bëhet e mundur falja e gjynaheve të tua.Ai(Allahu)kujdeset gjithmonë për mua. -Allahu është i mëshirshëm e shumë i dashur me mua. Ai e di gjendjen time dhe kujdeset për mua. Kështu vazhdoi Ibrahimi që ta luste Zotin për ta udhëzuar babanë e tij dhe për ta falur atë, por kur iu bë e qartë se i ati ishte tashmë armik i Allahut dhe atij nuk i bënte dobi asgjë, u tërhoq nga kërkimin e faljes për të dhe u distancua tërësisht prej tij. Allahu na ka urdhëruar që të pasojmë fenë e pastër dhe monoteiste të Ibrahimit (a.s). Ai na porosit që të ndjekim rrugën dhe metodologjinë e tij në davetin e njerëzve në fenë e Allahut, me dituri, urtësi, butësi e ngrohtësi. Le të ndjekim shembullin e tij, pra, shkallë-shkallë e hap pas hapi, t’i ftojmë njerëzit që të mësojnë me lehtësi e mirësi fenë e Zotit. Gjithashtu, le të bëjmë durim, ashtu siç bëri durim Ibrahimi. Ai kurrë nuk ligështohej dhe nuk i humbiste shpresat, por me këmbëngulje vazhdonte davetin. Ibrahimi (a.s.) ishte durimtar i pashembullt në çdo mundim që i jepnin njerëzit, qoftë me fjalët, qoftë me veprat e tyre. Përballë këtyre vuajtjeve e mundimeve, ai falte e toleronte dhe tregonte mëshirë e butësi.