Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · Al-Kahf
Surah 18

Al-Kahf

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 107

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ كَانَتْ لَهُمْ جَنَّـٰتُ ٱلْفِرْدَوْسِ نُزُلًا 107

Nuk ka dyshim se për ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira, vendpritës janë kopshtet e Firdeusit. -Janë ata që besojnë drejt dhe punojnë me sinqeritet sipas këtij besimi. Kjo përfshin të gjithë fenë Islame, qoftë çështjet që duhet besuar me zemër, qoftë veprat që kryhen me gjymtyrë, qoftë themelet e saj, ashtu edhe degëzimet e saj, qoftë veprat e dukshme, ashtu edhe ato të fshehtat. Të gjithë atyre që përfshihen në këtë përshkrim, - edhe pse janë të gradave të ndryshme, sipas plotësimit të imanit dhe veprave të tij, - iu premtohet Firdeusi. Por çfarë është Firdeusi? Sipas një shpjegimi, ai është xheneti më i lartë, më i mirë dhe ai që ndodhet në mes të të gjithë xheneteve. Por ka mundësi që këtu të nënkuptojë të gjitha gradat e Xhenetit, që janë të shumta. Ajeti përfshin të gjitha shpërblimet e besimtarëve, që do të jenë në grada të ndryshme të imanit, si grada e të afërmëve të Zotit (mukarabin), punëmirët (ebrar), ose muktasidin-ët. Secili nga këta do të marrë shpërblimin, sipas gradës së vet. Në fakt, shpjegimi i dytë është më i fortë, sepse i përmbledh të gjitha, aq më tepër kur fjala ‘xhenet’ është në numrin shumës. Fjala Firdeuska edhe kuptimin “kopësht i dendur me bimësi, që degëzohet dhe mbulon gjithçka”, dhe ky përshkrim është për të gjithë Xhenetin. Kështu Firdeusi është pritja dhe mirëseardhja e atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira. E ku ka mikpritje më të mirë dhe më të bukur sesa ajo që Mëshirëploti ka përgatitur për këta fatlumë. Ajo përmban çdo mirësi që kënaq zemrën, shpirtin dhe trupin. Atje do të kenë çdo gjë që ua dëshiron shpirti dhe kënaq syrin. Atje do të shohin gradat e larta aq të bukura, të këndshme, ato kopshte vezulluese të mrekullueshme, ato pemë plot fruta të shijshme e të këndshme, ata zogj që nuk reshtin së kënduari me zëra qetësues. Atje do të kënaqen me ushqime të shijshme dhe pije të këndshme. Atje të jenë në shoqërinë e grave të hijshme. Atje do t’u shërbejnë shërbëtore e të rinj. Ata do të shëtisin në anët e lumenjëve, që rrjedhin me ujë të kristaltë, që e zbukurojnë më tepër pamjen e Xhenetit. Bukuritë e Xhenetit janë jo vetëm fizike, por edhe konceptuale, në aspektin e përjetimeve. Mirësitë në të do të jenë të përhershme. Megjithatë, mirësia më e madhe do të jetë kënaqësia që jep qëndrimi pranë Rrahmanit dhe kënaqësia e Tij ndaj besimtarëve. Kjo është kënaqësia më e madhe e xhenetlinjve. Mbi të gjitha qëndron kënaqësia e shikimit të Zotit, Fytyrës së Tij të ndritshme dhe dëgjimi i fjalës së Atij, që është Mëshiruesi i Dashur. Allahu Ekber! Çfarë mikpritje madhështore! Kjo mirësi është shumë herë më e madhe sesa të mund të përshkruhet nga ndonjë krijesë, ose të përfytyrohet nga ndonjë zemër. Nëse njeriu do ta njihte realisht ndonjë prej këtyre mirësive, zemra e tij do të fluturonte nga malli dhe shpirti do t’i coptohej nga padurimi për të hyrë në të. Ai do të rrinte larg, i vetmuar, pa pyetur fare për këtë botë të kotë dhe kënaqësitë e saj të parëndësishme e shpërqendruese. Ai nuk do të lejonte asnjë çast që t’i shkonte dëm, pa u përpjekur për ato mirësi. Çdo çast i humbur në këtë botë do të thotë shekuj mirësish të humbura në Xhenet! Allahu na ndihmoftë dhe na udhëzoftë, sepse pakujdesia ka shtrirë kthetrat e saj, imani na është dobësuar, dituria na është pakësuar, ndërsa ambicia dhe vullneti na janë harxhuar me kohë! Nuk ka forcë dhe as ndryshim të gjendjes ndryshe, por veçse me ndihmën e Allahut, të Lartësuarit e të Madhëruarit!Muktasid quhen ata që janë mesatarë.Këta janë kufizuar duke kryer veçseurdhërat dhe duke lënë ndalesat e Zotit.