Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · An-Nahl
Surah 16

An-Nahl

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 96

مَا عِندَكُمْ يَنفَدُ ۖ وَمَا عِندَ ٱللَّهِ بَاقٍ ۗ وَلَنَجْزِيَنَّ ٱلَّذِينَ صَبَرُوٓا۟ أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ 96

Ajo që keni pranë vetes është e përkohshme, kurse ajo që është tek Allahu është e përjetshme. -Jepini rëndësi dhe përparësi asaj që do të mbesë përgjithmonë, e jo asaj që do të zhduket. Të jeni të bindur se gjithçka që keni, edhe nëse është shumë e ju mahnit, ka për të marrë fund e do të zhduket një ditë. Ndërsa ajo që është tek Zoti do të mbesë përgjithmonë. Ashtu si Zoti që është i përjetshëm, edhe ato mirësi të mrekullueshme nuk do të zhduken kurrë. Ai që i jep përparësi kësaj bote të shkurtër e të përçmuar, kundrejt jetës tjetër të përjetshme, nuk është aspak i mençur. Ky ajet ngjan me ajete të tjera, ku Zoti thotë, për shembull: “Por ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, kur dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme.” [El ea’la 16, 17]. Ose: “Ndërsa për ata që e kanë frikë Zotin e tyre, do të ketë Xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në të cilët do të jenë përgjithmonë. Kjo është një dhuratë e mrekullueshme nga Allahu. Ajo çka gjendet tek Allahu është më e mirë për punëmirët." [Al Imran 198]. Këto ajete janë nxitje për të qenë asketë në këtë botë. Kjo jetë dhe bukuritë e saj nuk duhet të jenë synimi kryesor në zemrat tona. Këtu bëhet fjalë për atë lloj asketizmi që është i detyrueshëm për besimtarin e që nënkupton ruajtjen e zemrës nga ato lloj kënaqësish që janë të dëmshme për njeriun dhe e bëjnë atë të shpërfillë detyrimet me të cilat e ka ngarkuar Zoti i tij. Njeriu e ka detyrë të jetë asket (zahid) ndaj atyre gjërave që e pengojnë të plotësojë përgjegjësitë ndaj Allahut. Një mënyrë që ndihmon të jesh zahid është të krahasosh kënaqësitë e pakta të kësaj jete me kënaqësitë e përjetshme dhe të shumëfishta të ahiretit. Nëse e shqyrton, do të shohësh një dallim shumë të madh, i cili do të bëjë që t’i japësh përparësi më të mirës. Asketizmi i lavdërueshëm nuk duhet kuptuar si veçim vetëm për të kryer disa adhurime individuale, si namazi, agjërimi, dhikri etj. Zuhd-i i vërtetë është kryerja e të gjitha porosive të Sheriatit të Zotit, që kryhen haptazi dhe fshehtazi. Pjesë thelbësore e zuhd-it është edhe ftesa e njerëzve në fenë e Zotit, me fjalët dhe veprat e tua. Zuhdi vërtetë është ai që e nxit njeriun të plotësohet në çdo aspekt që e bën të dobishëm në sferën fetare dhe atë jofetare, si për veten, ashtu edhe për të tjerët. Ai nxit për të arritur çdo virtyt e vlerë që i sjell mirësi në të dyja jetët.Ne do t’u japim durimtarëve shpërblimin më të mirë për atë që bënë. - Një e mirë shpërblehet me dhjetëfishin e deri në shtatëqindfishin e saj. Allahu nuk ua humbet shpërblimin atyre që bëjnë mirë.