Ibrahim
Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.
Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21
يُثَبِّتُ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ بِٱلْقَوْلِ ٱلثَّابِتِ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَفِى ٱلْـَٔاخِرَةِ ۖ وَيُضِلُّ ٱللَّهُ ٱلظَّـٰلِمِينَ ۚ وَيَفْعَلُ ٱللَّهُ مَا يَشَآءُ 27
Allahu i forcon besimtarët me Fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në Botën Tjetër;... -Allahu i Madhëruar thotë se do t’i forcojë robërit e Tij besimtarë. Bëhet fjalë për ata besimtarë që e kanë zemrën plot iman, që nxit dhe prodhon punë të mira dhe sjell bindjen e nënshtrimin ndaj Allahut. Allahu i Lartësuar do t’i forcojë këta besimtarë në këtë jetë dhe në ahiret. Në këtë jetë do t’i forcojë e do ti bëjë të qëndrueshëm në besimin e tyre të pastër, kundrejt çdo dyshimi e pasigurie. Këtë Ai e bën përmes udhëzimit të plotë, që u dhuron atyre. Allahu i Madhëruar i fuqizon me dije të dobishme dhe forcë për t’u nënshtruar, u jep siguri në fe dhe ua zbukuron imanin e punët e tij. Sa herë që përballen me dyshime, Zoti u jep siguri, përmes dritës së Shpalljes dhe diturisë së Tij. Sa herë që përballen me epshe, shfrenim dhe me zbukurim të kënaqësive, Ai u dhuron forcë dhe dëshirë të fortë për adhurime, që ata t’i japin përparësi asaj që e do Zoti, e jo dëshirave të tyre e kënaqësive të kësaj bote. Ndërsa në jetën tjetër, forcimi dhe ndihma e Zotit fillon që në momentet e vdekjes dhe agonisë së saj. Ai i forcon ata në Islam dhe u dhuron një mbyllje të mirë. Në varr i forcon gjatë pyetjeve të dy melekëve, që njeriu të japë përgjigjet e duhura. Ai do të pyetet: Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është Profeti yt? Në atë çast të frikshëm e të vetmuar, Allahu i Lartësuar i ndihmon ata që të përgjigjen saktë dhe të thonë: Allahu është Zoti im. Islami është feja ime. Muhamedi (a.s)është Profeti im. Kështu përkujdeset Allahu i Madhëruar për besimtarët, në të gjitha gjendjet e fazat që do të përjetojnë. Ndërsa për të padrejtët. Ai thotë:... ndërsa të padrejtët Allahu i lë në humbje. Allahu bën gjithçka që dëshiron. -Ata janë të devijuar dhe nuk e gjejnë rrugën e drejtë. Ata nuk kanë për t’u ndihmuar as në dynja e as në ahiret. Një gjë është e sigurt: Allahu i Lartësuar nuk u bën asnjë padrejtësi, por ata i bëjnë padrejtësi vetvetes. Ky ajet është argument për sprovën me pyetjet e varrit dhe për vërtetësinë e dënimit dhe të shpërblimit pas vdekjes, në varr. Kjo është treguar edhe në hadithe të shumta dhe të sakta nga Profeti. Në vijim, Allahu i Madhëruar tregon gjendjen dhe përfundimin e kurejshëve, që refuzuan Profetin: