Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · Al-Qaari'a
Surah 101

Al-Qaari'a

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 5

وَتَكُونُ ٱلْجِبَالُ كَٱلْعِهْنِ ٱلْمَنفُوشِ 5

...dhe malet do të bëhen si lesh i shprishur. -Malet do të bëhen si leshi i shprishur, i cili fluturon tutje nëse fryn qoftë edhe një erë e lehtë. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Dhe ditën, kur do t'i fryhet surit do t'u hyjë lemeria atyre që janë në qiej dhe atyre që janë në tokë, përveç atyre që do Allahu dhe të gjithë do të vinë para Atij të përulur. I sheh malet dhe mendon se ato janë të palëvizshme. Por, ato lëvizin siç lëvizin retë. Ky është krijimi i Allahut, që e ka përkryer çdo gjë. Ai e Di mirë gjithçka që bëni ju.”. [Neml 87, 88]. Më pas, malet kthehen në pluhur, i cili shpërndahet në ajër, dhe kështu nuk mbetet më asgjë prej maleve. Atë ditë do të vendoset peshorja e drejtë për veprat e robërve , të cilët do të ndahen në dy grupe: të lumturit dhe të dëshpëruarit.