Langkau ke kandungan
Tafsir As-Saadi · Yunus
Surah 10

Yunus

Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.

Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21

Ayat 98

فَلَوْلَا كَانَتْ قَرْيَةٌ ءَامَنَتْ فَنَفَعَهَآ إِيمَـٰنُهَآ إِلَّا قَوْمَ يُونُسَ لَمَّآ ءَامَنُوا۟ كَشَفْنَا عَنْهُمْ عَذَابَ ٱلْخِزْىِ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَمَتَّعْنَـٰهُمْ إِلَىٰ حِينٍ 98

Përse nuk pati ndonjë vend, banorët e të cilit të besonin dhe t’u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? -Kështu, nuk ka pasur ndonjë popull që ka mohuar profetët dhe që ka besuar në momentet e përjetimit të ndëshkimit, dhe t'i ketë bërë dobi ky besim. Allahu i Madhëruar na tregon rreth Faraonit: "Faraoni tha: “Besoj se nuk ka zot tjetër veç Atij që i besojnë benu israilët! Edhe unë jam musliman!” [Junus 90] Por atij iu tha: "Vallë, tani po beson, ndërsa më parë kundërshtoje dhe ishe shkatërrimtar?!" [Junus 91]. Gjithashtu, i Lartësuari ka thënë: "Dhe kur e panë Dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij”. Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut që ka vepruar ndër robërit e Tij. Dhe kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut.” [Gafir 84, 85]. Po ashtu: "E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që shpërfilla!” Jo, kurrsesi!” [Muminun 99].Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin poshtërues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar. -Urtësia e këtij vendimi nga Zoti i Gjithpushtetshëm dhe i Urtë është shumë e qartë dhe e kuptueshme. Imani i imponuar nuk është si imani me përzgjedhje të lirë. Ai nuk është iman i vërtetë. Njeriu që beson i detyruar nga kushtet, kur largohen kushtet që e detyrojnë të besojë, menjëherë ai kthehet në mosbesim. Ky është rregulli i përgjithshëm i Zotit: Imani nuk të vlen nëse ndëshkimi ka filluar të zbresë. Përjashtim bën vetëm rasti i popullit të Junusit. Allahu na njofton se atyre u bëri dobi imani, edhe pse filluan të besonin veçse pasi vunë re shenjat e para të ndëshkimit. Ai thotë: "Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin poshtërues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar." Sigurisht që edhe ky përjashtim për këtë popull ka ndonjë urtësi tek i Gjithëdijshmi që ne nuk e dimë; dhe arsyeja jonë nuk arrin ta kapë. Thotë i Madhëruari: "Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë. Ai hipi në një anije, që ishte e mbushur plot (me njerëz), dhe mori pjesë në një short, por humbi (ndaj e hodhën në det). Atë e gëlltiti peshku dhe e meritoi qortimin. Sikur ai të mos kishte qenë prej atyre që e përmendin shumë Zotin, do të mbetej në barkun e tij (peshkut) deri Ditën e Ringjalljes. Ne e nxorëm atë në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ashtu të sëmurë. Megjithatë, bëmë që të mbijë aty për të një bimë kungulli. Ne e dërguam atë te njëqind mijë e më shumë veta, dhe ata i besuan. Ne i lamë ata të jetonin deri në afatin e caktuar." [Safat 139 – 148]. Ndoshta urtësia është se Allahu e dinte që populli i Junusit, nëse do t’u jepej mundësia të jetonin e besonin pas ndëshkimit, ata nuk do të ktheheshin më pas në mohim. Ndërsa popujt e tjerë, edhe nëse do të ktheheshin e t’u jepej mundësia të besonin, ata nuk do të vazhdonin më në besim. Është i Gjithëdituri Ai që gjykon për çdo çështje.