Al-Faatiha
Ini ialah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab seperti yang ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan oleh spa5k/tafsir_api. Rekod QUL tidak menyatakan siapa yang menulis atau menterjemahkannya atau edisi cetakan mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lesen bagi teks itu, maka hak untuk memaparkannya belum disahkan. Belum ada sesiapa yang membandingkannya dengan buku bercetak, dan tiada ulama yang menyemaknya. Setiap bahagian berada di sisi ayat-ayat yang diulasnya, iaitu teks Al-Quran daripada Tanzil, dipaparkan seperti yang ada di sana. Sabīl tidak menulis atau menterjemahkan satu pun daripadanya.
Teks daripadaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil pada 2026-10-21
ٱهْدِنَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلْمُسْتَقِيمَ 6
Ihdinaŝ-ŝirâţal musteķîm” -“Na udhëzo në Rrugën e Drejtë” - Domethënë: Na i trego, na udhëzo dhe na jep sukses, për të vazhduar në Rrugën e Drejtë, në rrugën e qartë, që të çon tek Allahu i Lartësuar dhe te Xhenetet e Tij. Në këtë mënyrë, ne kërkojmë udhëzimin dhe suksesin prej Allahut të Madhëruar për dy gjëra: së pari, për njohjen e së vërtetës dhe, së dyti, për të punuar sipas kësaj të vërtete. Ne kërkojmë prej Allahut udhëzimin në Rrugën e Drejtë dhe vijimin në këtë rrugë. Me fjalë të tjera, kërkesa bëhet fillimisht për të hyrë në Rrugën e Drejtë, dhe pastaj për të qenë i vazhdueshëm e i qëndrueshëm në këtë rrugë. Udhëzimi për të hyrë në Rrugën e Drejtë, është udhëzimi për të kuptuar dhe pranuar Islamin, dhe për të braktisur çdo fe tjetër. Ndërsa vijimi në këtë rrugë nënkupton suksesin për të njohur imtësitë e kësaj feje, si edhe veprimin sipas dispozitave të saj. Kjo lutje është një ndër më gjithëpërfshirëset dhe më të dobishmet për robin, prandaj, për shkak edhe të nevojës së tij të madhe në këtë aspekt, u bë e detyrueshme që ai të lutet me fjalët e saj në çdo rekat namazi që e fal për Allahun. Kjo Rrugë e Drejtë tregohet më poshtë: