Al-Balad
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
ثُمَّ كَانَ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَتَوَاصَوْا۟ بِٱلصَّبْرِ وَتَوَاصَوْا۟ بِٱلْمَرْحَمَةِ 17
dhe të bëhesh prej atyre që besojnë, që këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe që këshillojnë për të mëshiruar. -Allahu i Madhëruar urdhëron për të patur këto cilësi të mrekullueshme:1.Besim të vërtetë dhe të sinqertë në gjithçka që duhet besuar dhe të cilën Zoti e ka shpallur nëpërmjet Profetit të Tij.2.Vepra të mira, me plot kuptimin e fjalës “të mira”. Që puna të jetë e mirë, ajo duhet të kryhet me sinqeritet për të kënaqur Krijuesin dhe me mënyrën e përcaktuar nga Krijuesi, qoftë vepër e detyrueshme, qoftë e pëlqyeshme.3. Të këshillojmë njëri-tjetrin për durim, në të tri aspektet e tij kryesore: durim për të zbatuar porositë e Zotit, durim për t’u ruajtur dhe larguar nga ndalesat e Zotit dhe durim ndaj caktimit të Zotit mbi ne, duke e pranuar të kënaqur këtë caktim, pa ankesa dhe rebelim. Ne duhet të këshillojmë njëri-tjetrin për nënshtrim dhe vazhdimësi në rrugën drejt kënaqësisë së Allahut të Madhëruar, për qetësi dhe siguri të plotë në ndihmën dhe mbështetjen e afërt të Tij.4. Të këshillojmë njëri-tjetrin për të qenë mëshirues dhe të butë me krijesat, duke ndihmuar nevojtarët, duke mësuar të paditurit, duke udhëzuar të humburit, duke u shërbyer atyre në të gjitha drejtimet që kanë nevojë, duke i ndihmuar ata të rregullojnë çështjet e dynjasë dhe të fesë, duke dashur për të tjerët atë që e dëshirojmë për veten tonë dhe të urrejmë për ta atë që e urrejmë edhe për veten tonë. Pikërisht ata që përpiqen dhe i plotësojnë këto cilësi i kanë hyrë asaj rrugë të vështirë, që do t’i nxjerrë në lumturi të paimagjinueshme. Këta janë ata që librin e veprave të tyre do ta marrin nga e djathta, siç thotë i Lartësuari: