Langsung ke konten
Tafsir As-Saadi · Al-Ghaafir
Surah 40

Al-Ghaafir

Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.

Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21

Ayat 64

ٱللَّهُ ٱلَّذِى جَعَلَ لَكُمُ ٱلْأَرْضَ قَرَارًا وَٱلسَّمَآءَ بِنَآءً وَصَوَّرَكُمْ فَأَحْسَنَ صُوَرَكُمْ وَرَزَقَكُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَـٰتِ ۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمْ ۖ فَتَبَارَكَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلْعَـٰلَمِينَ 64

Është Allahu Ai që jua bëri Tokën vendbanim ... -Allahu i Madhëruar e bëri Tokën një vend të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm, që njerëzit të plotësojnë nevojat e tyre. Ata mund ta punojnë tokën, ta plugojnë, ta mbjellin, të ndërtojnë banesat mbi të ose të udhëtojnë dhe të qëndrojnë në të....e qiellin çati. -Domethënë, e bëri qiellin si çati mbrojtëse për tokën, ku ju qëndroni e jetoni. Allahu i Madhëruar ka vendosur në qiell çdo gjë të domosdoshme për jetën në tokë. Ai i ka bërë yjet e qiellit si orientues, nëpërmjet të cilëve ju udhëzoheni kur është errësirë në tokë apo në det.Ai ju dha formë. Ai e përkreu formën tuaj... -Asnjë krijesë e gjallë nuk ka pamje më të bukur e më të mirë se njeriu, sikurse thotë i Madhëruari në ajetin tjetër: “Ne e kemi krijuar njeriun në formën më të mirë.” [Tin 4]. Nëse dëshiron të njohësh dhe të kuptosh bukurinë dhe plotësimin e njeriut, si dhe urtësitë e Allahut të Lartësuar në krijimin e Tij, vështroje atë me kujdes, gjymtyrë për gjymtyrë. A mund të gjesh ndonjë prej tyre që nuk është në vendin e vet apo të papërshtatshme për atë pozicion? Medito pak edhe për tërheqjen e zemrave të njerëzve kundrejt njëra-tjetrës: a ndodh kjo me krijesat e tjera? Shiko se si e ka dalluar Zoti njeriun mbi të tjerët, duke i dhënë mendje, forcë, arsyetim, iman, dashuri për Zotin dhe aftësi për të nxënë dituri. Këto janë disa nga dhuntitë që i Madhëruari u ka falur njerëzve, krijesave më të bukura....dhe ju begatoi me të mira. -Këtu përfshihen të gjitha mirësitë: ushqimi, pija, veshja, marrëdhëniet intime, kënaqësitë e shikueshme, të dëgjueshme etj., të cilat Zoti ua mundësoi robërve të Tij për t’i patur dhe shfrytëzuar. Është Ai që ua lehtësoi edhe rrugët e arritjes së këtyre mirësive. Prej mirësive të Allahut është edhe fakti që Ai i ndaloi ata nga çdo ligësi e dëmshme dhe e pisët, që u cenon apo prish mirësitë e tyre, që u dëmton trupin, zemrën, shpirtin, fenë dhe besimin e tyre.I tillë është Allahu, Zoti juaj. -Ai i Cili kujdeset për ju, Ai që ju fal gjithë këto mirësi dhe Ai që rregullon të gjitha çështjet tuaja është vetëm Allahu. Ai është i vetmi i Adhuruar, i vetmi Krijues dhe Zotërues i çështjeve.I Lartësuar qoftë Allahu, Zoti i botëve! -U madhëroftë dhe u shtofshin mbi ne mirësitë dhe begatitë e Tij! Ai kujdeset për të gjithë botën me bujarinë dhe bamirësinë e Tij.