Langsung ke konten
Tafsir As-Saadi · Al-Ghaafir
Surah 40

Al-Ghaafir

Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.

Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21

Ayat 32

وَيَـٰقَوْمِ إِنِّىٓ أَخَافُ عَلَيْكُمْ يَوْمَ ٱلتَّنَادِ 32

O populli im! Unë kam frikë për ju Ditën kur do ti thërrisni njëri-tjetrit, -Kjo është Dita e Kijametit, ditë kur banorët e Xhenetit do t’u thërrasin banorëve të Zjarrit e do të flasin me ta, sikurse thotë i Madhëruari: “Banorët e Xhenetit do t'u thërrasin banorëve të Zjarrit e do t'u thonë: “Ne e gjetëm të vërtetë atë që na kishte premtuar Zoti ynë. Po ju, a e gjetët të vërtetë atë që ju kishte premtuar Zoti juaj?” Ata do të thonë: “Po”. Atëherë, një thirrës do të shpallë mes tyre: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët!" Të cilët i penguan njerëzit nga rruga e Allahut, që kërkuan shtrembërimin e saj dhe mohuan botën tjetër.” Mes tyre (dy grupeve) do të jetë një mur ndarës, mbi të cilin do të qëndrojnë burra që e njohin secilin grup sipas shenjave të tyre. Ata do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Selami qoftë mbi ju!”. Ata nuk do të kenë hyrë në të, por do të shpresojnë. Kur shikimi i tyre do të shkojë nga ata të Xhehenemit, do të thonë: “Zoti ynë, mos na bashko me keqbërësit!” Këta të murit do t'u thërrasin pastaj disa burrave të tjerë, që do t'i njohin nga shenjat e tyre, dhe t'u thonë: “Sa ju vlejti ajo që grumbullonit dhe mendjemadhësia që tregonit? Ja. A nuk janë këta njerëzit për të cilët ju betoheshit se mëshira e Allahut nuk kishte për t’i përfshirë kurrë?”. Hyni në Xhenet, se për ju nuk do të ketë as frikë e as brenga!” Banorët e Zjarrit do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Na jepni ndopak ujë ose diçka nga ato që ju ka dhënë Allahu!” Ata do të përgjigjen: “Allahu i ka ndaluar këto gjëra për jobesimtarët!” Këta janë ata që fenë e tyre e merrnin si tallje e lojë dhe që u mashtruan nga jeta e dynjasë. Atë ditë Ne do t'i harrojmë ata, siç e harruan ata takimin e kësaj dite dhe për shkak se kundërshtuan Shenjat Tona!” [El ea'raf 44 - 51]. Banorët e Zjarrit do t’i luten Malikut, melekut të Xhehenemit, që ta lusë Zotin që t’i japë fund e t’i asgjësojë ata. Por përgjigjja do t’ju vijë e dhimbshme e dëshpëruese, sikurse thotë i Madhëruari: “Ata do të thërrasin: “O Malik! Le të na e marrë shpirtin Zoti yt!”. Ai u thotë: “Aty do të jeni përgjithmonë. Ne jua sollëm të vërtetën, por shumica juaj treguan urrejtje ndaj saj.” [Zuhruf 77, 78]. Ata i luten edhe Zotit që t’i nxjerrë nga Zjarri dhe t’i kthejë në dynja, por koha e pendimit dhe e reflektimit përfundon me jetën në dynja. I Lartësuari thotë: “Ata do të thonë: “O Zoti ynë! Ne na mundën të këqijat, prandaj u bëmë njerëz të humbur. O Zoti ynë! Na nxirr prej këtu! E, nëse gabojmë përsëri, atëherë, vërtet jemi të padrejtë.” Ai do t'u thotë: “Heshtni aty e mos më flisni! Disa prej robërve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besojmë. Prandaj na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je më i miri i mëshiruesve!” Por ju i tallët ata, saqë ajo tallje ju bëri të harronit Mesazhin Tim. Ju qeshnit me ta. Unë do t'i shpërblej ata sot, sepse u treguan durimtarë. Ata janë, vërtet fitimtarët.” [Muminun 106 - 111]. Atë ditë, idhujtarëve dhe mohuesve do t’u thuhet: “Atyre do t'u thuhet: “Lutjuni zotave tuaj!”. Ata do t'u luten atyre, por ata nuk do t'u përgjigjen dhe do të shohin Dënimin. Ah, sa do të dëshirojnë të kishin qenë në Rrugën e Drejtë! Atë Ditë, Ai (Allahu) do t’u thërrasë atyre e do t’u thotë: “Ç'përgjigje u keni dhënë të dërguarve të Mi?” Atë ditë, ata nuk do të mund të gjejnë përgjigje dhe nuk do të mund as të pyesin njëri-tjetrin. E, për sa i përket atij që është penduar (në këtë jetë), që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.” [Kasas 64 - 67]. Kështu, ai burrë besimtar (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i paralajmëroi ata për ndëshkimin e kësaj dite të frikshme e të vështirë, nëse ata nuk ndaleshin nga idhujtaria e mosbindja e tyre. Atë ditë, jobesimtarët nuk do të gjejnë asnjë rrugë për shpëtim: