Langsung ke konten
Tafsir As-Saadi · Saad
Surah 38

Saad

Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.

Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21

Ayat 82–83

قَالَ فَبِعِزَّتِكَ لَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ 82 إِلَّا عِبَادَكَ مِنْهُمُ ٱلْمُخْلَصِينَ 83

Ai(Iblisi)tha: “Betohem në Fuqinë Tënde se kam për t’i humbur që të gjithë prej rrugës së drejtë, përveç atyre robërve të Tu, që janë të sinqertë.” -Iblisi u betua në krenarinë e fuqinë e Zotit, se do t'i devijonte që të gjithë pasardhësit e Ademit. Pastaj tha: "… përveç atyre robërve të Tu, që janë të sinqertë.” Pra, e dinte mirë i mallkuari se është vetë Allahu Ai që i ruan ata nga kurthet dhe ligësia e tij. Iblisi u betua në krenarinë e Allahut, se do ta bënte diçka të tillë. Por ka mundësi që ai të ketë thenë "bi izetil-lah / Betohem në Fuqinë e Allahut", për t'ia arritur qëllimit të tij, edhe pse është armik dhe refuzoi t’i nënshtrohej Allahut. Pra, duke e ditur se ishte i dobët nga çdo aspekt dhe se nuk mund të devijonte asnjë pa lejen dhe vullnetin e Allahut, vendosi që të gjente ndihmë e mbështetje në Fuqinë e Allahut për këtë qëllim. Kurse ne, o Zoti ynë, jemi kaq të pafuqishëm, të varfër, të dobët dhe shumë të mangët në punët tona dhe adhurimet për Ty! Ne jemi të vetëdijshëm dhe i pohojmë me përunjësi të gjitha mirësitë që na i ke dhuruar dhe të jemi mirënjohës që jemi nga pasardhësit e atij (Ademit) që e nderove dhe dallove me mirësi. Ne po të lutemi dhe mbështetemi në krenarinë dhe fuqinë e madhështinë Tënde. Ne kërkojmë strehim në pushtetin dhe mëshirën Tënde të gjerë, që ka përfshirë çdo krijesë. Ne të lutemi me mëshirën Tënde të pakufishme, nëpërmjet së cilës na ke dhuruar çdo mirësi të dynjasë dhe ahiretit dhe ke larguar prej nesh çdo ligësi dhe fatkeqësi. Ne të lutemi që të na mbrosh dhe të na japësh forcë në luftën kundër armiqësisë dhe urrejtjes së këtij armiku të përbetuar dhe të vjetër. Të lutemi të na shpëtosh nga ligësia dhe kurthet e këtij të mallkuari. Ne kemi shpresë të madhe dhe mendim të mirë për mëshirën Tënde, o Zot, se do t'i përgjigjesh lutjes tonë dhe besojmë me gjithë shpirt në premtimin Tënd të bukur, kur the: “M’u lutni Mua, që Unë t’ju përgjigjem!" [Gafir 60]. Ja, o Zoti ynë! Ne po të lutemi siç na premtove. Përgjigjju lutjeve tona, ashtu siç na ke premtuar! "Zoti ynë! Na e dhuro atë që na e ke premtuar nëpërmjet të dërguarve të Tu dhe mos na turpëro Ditën e Kijametit! Vërtet Ti nuk e shkel premtimin!” [Al imran 194].