Al-Baqara
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَـٰٓئِكَةِ ٱسْجُدُوا۟ لِـَٔادَمَ فَسَجَدُوٓا۟ إِلَّآ إِبْلِيسَ أَبَىٰ وَٱسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ ٱلْكَـٰفِرِينَ 34
Kur u thamë melekëve: “Bini në sexhde para Ademit, ata(melekët)menjëherë u përulën, përveç Iblisit. Ai refuzoi, shprehu mendjemadhësi dhe u bë prej mohuesve.” -Të gjithë melekët nxituan për të zbatuar urdhrin e Allahut të Lartësuar dhe ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai refuzoi, shfaqi mëndjemadhësi dhe u bë prej mohuesve. Pra, vetëm Iblisi u ndalua dhe shprehu refuzim të fortë për të rënë në sexhde. Ai u tregua kryelartë, rebel dhe mendjemadh kundrejt urdhrit të Allahut dhe kundrejt vlerave dhe nivelit të Ademit (a.s.). Iblisi tha, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “A t’i bie në sexhde atij që Ti e krijove nga balta?!” Ky refuzim i fortë dhe kjo mendjemadhësi e mosbindje ndaj urdhrit, ishte rezultat i kufr-it, me të cilin Iblisi ishte i gatuar në vetvete. Pikërisht në ato momente u shfaq haptazi armiqësia që ai fshihte kundrejt Allahut të Lartësuar dhe Ademit (a.s.). Ky ishte haptazi mosbesimi dhe rebelimi i tij ndaj Allahut të Lartësuar. Në këto ajete ka shumë mësime dhe dobi, si:1. Pohimi për Allahun e Lartësuar i cilësisë së Tij të të folurit. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë i cilësuar me këtë atribut. Ai thotë çfarë të dëshirojë dhe i flet kujt të dëshirojë. Ai është i cilësuar, gjithashtu, me dije dhe urtësi.2. Në këto ajete gjejmë dëshmi që, nëse robi nuk arrin të konceptojë dhe të kuptojë plotësisht apo imtësisht ndonjë nga urtësitë e krijimit të Allahut të Lartësuar, apo të urdhrave që përmbajnë dispozitat e Tij, atëherë ai e ka për detyrë që të dorëzohet dhe t'i pranojë ato plotësisht, pa më të voglin ngurrim a mëdyshje. Ai duhet të pranojë plotësisht urtësinë e Allahut të Lartësuar edhe nëse, ndonjëherë, do t’i duhet të hedhë poshtë dhe të akuzojë mënyrën e vet të të menduarit, të konceptimit të gjërave, që, sigurisht, është e kufizuar, shpeshherë edhe e mangët (në varësi të ndikimeve që e rrethojnë).3. Në këtë ajet tregohet rëndësia e madhe që i kushton Allahu i Lartësuar melekëve dhe bamirësia e madhe që Ai ka bërë ndaj tyre, duke u mësuar atë që nuk e dinin dhe duke u tërhequr vëmendjen ndaj asaj që nuk e kishin mësuar.4. Në këtë ajet tregohet dobia dhe rëndësia e diturisë, në shumë aspekte:- Allahu i Lartësuar u prezantohet melekëve duke u treguar diturinë e Tij absolute dhe urtësinë e Tij madhështore.- Ai ua bëri të qartë melekëve se në ç’aspekt Ademi (a.s.) ishte më i mirë se ata, duke deklaruar, në këtë mënyrë, se dituria është cilësia më e mirë që mund të gjendet te dikush.- Kur u shfaq vlera dhe grada e Ademit (a.s.) në aspektin e diturisë, Allahu i Lartësuar i urdhëroi melekët që të binin në sexhde, në shenjë nderimi për të cilësuarin me këtë cilësi.5. Grada e lartë në dituri bie më shumë në sy para dikujt tjetër, kur, fillimisht, vihet në provë njëra palë. Kur përgjigjja jepet nga më i dituri, del dhe shfaqet më e fuqishme vlera e të diturit kundrejt palës tjetër.6. Në këto ajete jepen mësime dhe dituri për gradën e dy personave të rëndësishëm: babait të njerëzimit dhe babait të xhindëve. Në to jepet grada dhe vlerësimi i lartë për Ademin (a.s), babain e njerëzimit, dhe cilësitë që Allahu i Lartësuar i dhuroi Atij.7. Gjithashtu, jepet qartë edhe armiqësia e ashpër që Iblisi shfaqi ndaj Ademit (a.s) dhe llojit të tij, e të tjera si këto.