Langsung ke konten
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Surah 2

Al-Baqara

Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.

Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21

Ayat 247

وَقَالَ لَهُمْ نَبِيُّهُمْ إِنَّ ٱللَّهَ قَدْ بَعَثَ لَكُمْ طَالُوتَ مَلِكًا ۚ قَالُوٓا۟ أَنَّىٰ يَكُونُ لَهُ ٱلْمُلْكُ عَلَيْنَا وَنَحْنُ أَحَقُّ بِٱلْمُلْكِ مِنْهُ وَلَمْ يُؤْتَ سَعَةً مِّنَ ٱلْمَالِ ۚ قَالَ إِنَّ ٱللَّهَ ٱصْطَفَىٰهُ عَلَيْكُمْ وَزَادَهُۥ بَسْطَةً فِى ٱلْعِلْمِ وَٱلْجِسْمِ ۖ وَٱللَّهُ يُؤْتِى مُلْكَهُۥ مَن يَشَآءُ ۚ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٌ 247

Profeti i tyre u tha: “Allahu ka caktuar Talutin, si mbretin tuaj.” -Ky ishte një caktim i drejtpërdrejtë nga Allahu i Lartësuar dhe, si i tillë, ai duhej pranuar pa asnjë diskutim. Por dihet se çifutët dinë veçse të kundërshtojnë, prandaj, si përherë, ata thanë:Ata thanë: “Si mund të jetë mbretëria në dorën e tij, kur ne kemi më shumë merita për të qenë mbretër sesa ai?! Madje, ai nuk është as i pasur.” -Kuptimi: Si mund të jetë mbret dikush që qëndron shumë më poshtë se ne, për sa i përket prejardhjes dhe pozitës së tij shoqërore?! Sipas këtyre kritereve, jemi ne që e meritojmë më shumë pushtetin. Jo vetëm kaq, por ai është edhe i varfër, që nuk ka se me çfarë ta ndërtojë mbretërinë dhe pushtetin e tij. Këto ishin parametrat e tyre për të përzgjedhur udhëheqësit e tyre. Ata mendonin gabimisht se udhëheqësi duhet të zgjidhet patjetër prej të pasurve e fisnikëve. Ata nuk e dinin se janë disa cilësi të tjera që përcaktojnë se cili e meriton të jetë mbret apo udhëheqës. Pastaj, i Madhëruari thotë:Ai tha: “Atë e zgjodhi Allahu si mbretin tuaj, duke e pajisur me dituri të gjerë e me fuqi trupore.” -Kuptimi: Allahu e përzgjodhi atë nga mesi juaj, duke i dhuruar dituri të gjerë dhe trup të fuqishëm. Mendja e ndritur dhe trupi i fortë janë dy elementë që i japin sukses të plotë udhëheqësit. Nëse një prijës gëzon dije të gjerë dhe fuqi për ta ekzekutuar këtë dije, ecuria e veprave do të jetë e sigurt dhe frytdhënëse. Nëse mungon njëra prej tyre, atëherë patjetër që veprat do të çalojnë. Nëse mbreti ka fuqi, por nuk ka urtësi dhe mençuri, në mbretërimin e tij do të ndodhin padrejtësi dhe kalim të kufijve të Zotit. Kur forca ushtrohet pa urtësi dhe mençuri, ajo nuk mund të sjellë kurrë drejtësi dhe mirësi. Po ashtu, kur diturisë i mungon forca, atëherë ajo nuk mund të vihet në jetë.Allahu ia jep pushtetin kujt të dojë. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëditur. -Këto janë cilësitë e duhura për zgjedhjen e një udhëheqësi. Allahu është Bujar e Mirëbërës (Uasiun) i madh me mirësitë dhe dhuratat e Tij. Të gjithë janë të barabartë përpara bujarisë së Tij: i fismi dhe jo i fismi, i pasuri dhe i varfëri, të gjithë kanë të drejtë që të përfitojnë nga mëshira dhe dhuratat e Tij. Por përveç kësaj, Ai është edhe i Gjithëditur (Alim). Ai e di më mirë se çdokush tjetër se cili meriton që të përfitojë nga dhuratat dhe mirësitë e Tij. Ai e di shumë mirë se kujt ia fal begatitë e Tij. Me këto fjalë, Allahu i Lartësuar u largoi atyre nga mendjet çdo lloj dyshimi dhe pakënaqësie për atë përzgjedhje. Ai i bindi ata se i përzgjedhuri i plotësonte më së miri kushtet për të qenë një udhëheqës i denjë. Allahu i Lartësuar ia jep pushtetin kujt të dëshirojë dhe askush nuk mund ta kthejë mbrapsht vendimin e Tij të urtë. Megjithëse ky ishte një argumentim i kthjellët si drita e diellit, Profeti i tyre u solli edhe një argument tjetër përforcues, që ata ta pranonin totalisht dhe me zemër të qetë: