Al-Baqara
Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.
Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21
ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ نَزَّلَ ٱلْكِتَـٰبَ بِٱلْحَقِّ ۗ وَإِنَّ ٱلَّذِينَ ٱخْتَلَفُوا۟ فِى ٱلْكِتَـٰبِ لَفِى شِقَاقٍۭ بَعِيدٍ 176
Kjo, për shkak se Allahu e zbriti Librin me të vërtetën e sigurt. -Ky shpagim i drejtë që u bëhet tyre, duke mos u dhënë sukses të gjejnë udhën e drejtë, ka një shkak: se Allahu i Lartësuar e zbriti Librin me të vërtetën e pakundërshtueshme. Një e vërtetë e padiskutueshme është fakti që, vepërmirët do të shpërblehen me të mira dhe vepërkëqijtë do të marrin atë që u takon. Nëpërmjet të vërtetës së sigurt dallohet udhëzimi i drejtë nga rrugët e humbjes. Për këto arsye, kush përpiqet të ndryshojë Librin e Zotit dhe qëllimet e Tij, meriton ndëshkimin më të madh.por ata që polemizuan(padrejtësisht)rreth tij, janë të përçarë e shumë larg nga e vërteta. -Domethënë, ata të cilët u kundërshtuan rreth librit të Zotit. Kundërshtimi i një libri hyjnor bëhet në dy mënyra: së pari, duke besuar një pjesë të tij dhe duke mohuar pjesën tjetër dhe, së dyti, duke e ndryshuar apo tjetërsuar atë sipas shijeve, interesave dhe dëshirave të njerëzve. Një gjë është e sigurt: zbatimi rigoroz i Librit të Zotit sjell unitet e dashuri mes njerëzve, ndërsa kundërshtimi i tij sjell përçarje, urrejtje dhe armiqësi mes tyre. Këta lloj njerëzish janë, ashtu sikurse thotë Allahu i Lartësuar: "... janë të përçarë e shumë larg nga e vërteta..." Arsyeja është se ata e kundërshtojnë Librin e Zotit, që sjell të vërtetën e sigurt, që, rrjedhimisht, sjell bashkimin e të gjithëve në një qëndrim. Nëse do të ndiqnin të vërtetën që ndodhet në Librin hyjnor, ata do të shpëtonin nga ndarjet, fraksionet e grupimet, që gjithmonë janë në kundërshti dhe armiqësi me njëri-tjetrin. Ndërsa fatlumët nga ithtarët e Librit, të cilët i besojnë plotësisht të gjitha shpalljet e Zotit, ata gjykojnë me Librin e Tij në çdo çështje dhe, për këtë arsye, janë të bashkuar e të lumtur. Në këto ajete ka shumë dobi e mësime. Aty paraqitet kërcënimi i ashpër për këdo që fsheh pjesë nga shpalljet e Zotit, duke i dhënë përparësi jetës së kësaj dynjaje mashtruese dhe duke merituar kështu ndëshkimin dhe zemërimin e Allahut të Lartësuar. Ne mësojmë se Allahu i Lartësuar nuk do t'i pastrojë kurrë të tillë njerëz, që bëjnë këtë punë, që nënkupton se atyre nuk do t’u jepet sukses për të gjetur e ndjekur udhëzimin e drejtë dhe nuk do t’u mbulohen të metat me faljen dhe mëshirën e Allahut. Shkaku i këtij shpagimi është përzgjedhja me vetëdije e tyre e ndëshkimit të Zotit, kundrejt faljes dhe mëshirës së Tij. Allahu i Lartësuar thotë për ta: “Si do ta durojnë ata Zjarrin?!” Pra, ata që bëjnë shkaqet që të fusin në Xhehenem, duke qenë të vetëdijshëm për këtë, duket sikur mendojnë se mund të durojnë zjarrin e përgatitur për ta. Por Allahu i Lartësuar hedh poshtë çdo pandehmë të gabuar për Zjarrin që i pret, pasi ai është shumë më i madh sesa mund të përfytyrohet. Në ajete mësojmë se Libri i shpallur nga Zoti përmban të vërtetën e sigurt, e cila është e vetmja mënyrë për bashkim mes njerëzve. Ata që kundërshtojnë Librin hyjnor kanë humbur thellë e larg, duke u bërë pjesë e përçarjes së madhe, që trazon botën.