Langsung ke konten
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Surah 2

Al-Baqara

Ini adalah sebuah tafsir dalam bahasa selain bahasa Arab sebagaimana ada pada Quranic Universal Library (QUL, oleh Tarteel), diambil melalui salinan terbuka data QUL yang disimpan spa5k/tafsir_api. Catatan QUL tidak menyebutkan siapa yang menulis atau menerjemahkannya maupun edisi cetak mana yang diikutinya, dan tidak menyatakan lisensi untuk teksnya, sehingga hak untuk menampilkannya belum diverifikasi. Belum ada yang membandingkannya dengan buku cetak, dan belum ada ulama yang meninjaunya. Setiap bagian berdiri di samping ayat-ayat yang diulasnya, yaitu teks Al-Qur’an dari Tanzil, ditampilkan sebagaimana adanya di sana. Sabīl tidak menulis atau menerjemahkan satu pun darinya.

Teks dariQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITdiambil 2026-10-21

Ayat 159

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَآ أَنزَلْنَا مِنَ ٱلْبَيِّنَـٰتِ وَٱلْهُدَىٰ مِنۢ بَعْدِ مَا بَيَّنَّـٰهُ لِلنَّاسِ فِى ٱلْكِتَـٰبِ ۙ أُو۟لَـٰٓئِكَ يَلْعَنُهُمُ ٱللَّهُ وَيَلْعَنُهُمُ ٱللَّـٰعِنُونَ 159

Këto ajete, ndonëse kanë zbritur për ithtarët e Librit (çifutët dhe të krishterët), që fshehën të vërtetën rreth Kur’ânit dhe Muhamedit (a.s), ato janë paralajmërim për të gjithë ata njerëz që mundohen të fshehin ndonjë gjë prej Shpalljes së Zotit.Ata të cilët fshehin argumentet e qarta dhe udhëzimin që Ne shpallëm, pasi Ne ua sqaruam ato njerëzve në Libër… -Ky ajet përfshin të gjithë ata që fshehin argumentet e qarta të Shpalljes së Zotit ose udhëzimet për të arritur çdo të mirë dhe për t'u ruajtur nga çdo e keqe. Me fjalë të tjera, ajeti flet për ata që fshehin të vërtetën, e cila të udhëzon të ecësh në rrugën e drejtë, për te Zoti i Lartësuar, ose për ata që fshehin udhëzimin që të çon në Xhenet dhe të largon nga Zjarri i Xhehenemit. Allahu i Lartësuar u ka marrë premtimin dijetarëve, se ata do ta përcjellin të vërtetën dhe kurrë nuk do ta fshehin atë. Ata që nuk e mbajnë këtë premtim kanë dy të këqija: së pari, ata janë fshehës të së vërtetës së shpallur nga Zoti dhe, së dyti, janë të padrejtë ndaj njerëzve të thjeshtë, sepse i drejtojnë në humbje dhe shkatërrim. Të tillët sigurisht që e kanë hak mallkimin e Allahut dhe të çdo krijese, siç thuhet më tej:…mbi ta do të bjerë mallkimi i Allahut dhe mallkimi i gjithë mallkuesve. -Ata e meritojnë këtë mallkim, sepse ata mashtrojnë krijesat dhe shkatërrojnë lidhjet e tyre me Zotin. Ata i largojnë njerëzit nga mëshira e Allahut, prandaj shpërblehen sipas veprës së tyre. Në anën tjetër, dijetarët që u mësojnë njerëzve të mirën, që u tregojnë atyre rrugën për tek Allahu dhe kënaqësia e Tij, do të shpërblehen me mëshirë dhe grada të larta nga Allahu. Për ta luten edhe melekët, madje edhe peshqit e detit, sepse përpiqen të përmirësojnë krijesat dhe lidhjen e tyre me Zotin. Ata u mësojnë krijesave fenë e Zotit dhe rrugët për të fituar mëshirën e Tij. Atëherë, sikurse dijetarët e së vërtetës do të shpërblehen për punën e mirë që kanë kryer, po ashtu ata që e fshehin të vërtetën do të "shpërblehen" për punën e tyre të keqe. Ata do të meritojnë mallkimin, sepse janë bërë kundërshtarë të rrugës së Zotit dhe të urdhrave të Tij. Allahu i Lartësuar i qartëson argumentet e Tij për njerëzit, ndërsa ata i fshehin ose i shtrembërojnë ato. Të tillët e meritojnë ndëshkimin e paralajmëruar në këtë ajet. Por Allahu i Lartësuar përjashton nga ky gjykim një kategori: