Al-Fath
Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.
Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21
هُوَ ٱلَّذِىٓ أَنزَلَ ٱلسَّكِينَةَ فِى قُلُوبِ ٱلْمُؤْمِنِينَ لِيَزْدَادُوٓا۟ إِيمَـٰنًا مَّعَ إِيمَـٰنِهِمْ ۗ وَلِلَّهِ جُنُودُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًا 4
Është(Allahu)Ai që zbriti prehjen në zemrat e besimtarëve, për t’ua shtuar edhe më shumë besimin. -Allahu i Madhëruar na tregon një mirësi, me të cilën privilegjon besimtarët: qetësia në zemrat e tyre. Kjo qetësi e zbritur nga i Madhëruari sjell qëndrueshmëri në çdo situatë sprove. Ajo sjell durim e vendosmëri në kalimin e këtyre situatave. Arsyeja është se sprovat dhe ngjarjet e rënda e trondisin zemrën, mendjen dhe arsyen e njeriut. Ato ia dobësojnë robit shpirtin dhe vullnetin. Por nëpërmjet paqes shpirtërore të zbritur prej Tij, Allahu i Madhëruar i forcon zemrat dhe këmbët e besimtarëve, kthjellon arsyen dhe logjikën e tyre, që në situatat e vështira të veprojnë me maturi dhe durim, duke plotësuar çdo porosi të Tij në formën më të plotë. Gjithashtu, qetësia e zbritur nga Allahu ua shton imanin besimtarëve dhe ua forcon sigurinë në premtimin e Tij. Shiko sahabët dhe çfarë ndodhi pas marrëveshjes së Profetit (a.s.) me idhujtarët e Mekës. Në pamje të parë, ajo dukej sikur ishte ulje dhe humbje për muslimanët, në disa pika të saj, siç ishte moskryerja e umres atë vit apo ndonjë kusht tjetër. Të tilla kushte ishin të vështira të pranoheshin, aq më shumë kur muslimanët tashmë ishin fuqizuar dhe me një ushtri të rregullt. Por urtësia e Allahut është mbi gjithçka tjetër, dhe kjo ishte e qartë për ta, prandaj bënë durim dhe iu nënshtruan vendimit të Allahut e Profetit të Tij. Kur ata bënë durim dhe iu nënshtruan urdhrit, Allahu i Lartësuar u zbriti qetësi në zemra dhe ua shtoi sigurinë në premtimin e Tij.Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës. Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. -Të gjitha ushtritë e qiejve dhe të Tokës janë nën komandën e Tij. Ato i janë nënshtruar vullnetit, ligjit dhe caktimit të Allahut. Kështu, të mos mendojnë idhujtarët se Allahu nuk do ta ndihmojë dhe mbështesë Profetin dhe fenë e Tij. Allahu i Lartësuar është i Gjithëdituri dhe i Urti, që ditët e fitores dhe epërsisë i vërtit mes njerëzve, prandaj ndonjëherë e vonon triumfin e muslimanëve.