Tsallaka zuwa abin da ke ciki
Tafsir As-Saadi · Al-Ghaafir
Sura ta 40

Al-Ghaafir

Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.

Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21

Ayoyi 1–3

حمٓ 1 تَنزِيلُ ٱلْكِتَـٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْعَلِيمِ 2 غَافِرِ ٱلذَّنۢبِ وَقَابِلِ ٱلتَّوْبِ شَدِيدِ ٱلْعِقَابِ ذِى ٱلطَّوْلِ ۖ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ إِلَيْهِ ٱلْمَصِيرُ 3

Ha, Mim. Shpallja e këtij Libri është prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Gjithëditurit, Falësit të gjynahit dhe Pranuesit të pendimit, që ndëshkon ashpër por është dhe Bamirës i madh. -Në ajet flitet për Shpalljen e Allahut të Madhërishëm, për Librin e Tij. Kur'ani është Shpallja e të Madhëruarit, të vetmit që meriton adhurimet, sepse Ai është i vetmi Absolut, i Plotë, i Pakrahasueshëm dhe i Pashembullt në veprat e Tij. Allahu është El Azizu - Krenari, Ngadhënjimtari, i Cili, me krenarinë e Tij, ka nënshtruar e mposhtur çdo krijesë. Ai është El Alim - i Gjithëdituri, Gafiru Dhenbi - Falës i gjynaheve për ata që gabojnë e Pranues i pendimit për ata që pendohen. Por Allahu është edhe Shedidul Ikab - Ndëshkues i rreptë për këdo që ka paturpësinë të zhytet në gjynahe dhe nuk pendohet prej tyre. Ai është Dhuttauli- Dhurues e Bamirës i madh, i Cili ka përfshirë gjithçka me bamirësinë e Tij. Pas gjithë këtyre pohimeve për Veten e Vet, Allahu i Madhëruar tregon se është i vetmi që meriton adhurimin dhe të Cilit duhet t’i përkushtohen veprat me sinqeritet të plotë:Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij dhe tek Ai do të kthehen të gjithë. -Ekziston një lidhje e ngushtë mes faktit që Kur'ani është shpallur prej Allahut dhe përmendjes së këtyre emrave dhe cilësive të Tij të mrekullueshme. Këta emra e cilësi janë pikërisht lënda që përmban dhe shtjellon Kur'ani i shpallur nga i Madhërishmi, sepse Kur'ani është:1. ose prezantim i emrave, cilësive dhe veprave të Allahut, sikurse ndodh në fillim të kësaj sureje;2. ose rrëfim i ngjarjeve të panjohura, që i përkasin së shkuarës e së ardhmes, të cilat vijnë nga i Gjithëdituri;3. ose përshkrim i mirësive e begative të mëdha të premtuara nga i Madhërishmi, duke treguar urdhrat e porositë nëpërmjet të cilave arrihen këto mirësi, të cilat, në ajetin e mësipërm, i gjen te dhënia e emrit të Tij Dhuttauli - Dhurues e Bamirës i madh, sepse nuk ka mirësi më të madhe për robërit, sesa Shpallja nga Mëshirëploti.4. Në Kur'an tregohet, gjithashtu, rreth zemërimit të Zotit dhe ndëshkimit të ashpër të Tij, si edhe rreth atyre veprave që e shkaktojnë atë. Në ajetin në fjalë, këtë e tregon emërtimi Shedidul Ikab.5. Kur'ani është ftesë drejtuar gjynahqarëve e gabimtarëve për pendim dhe kërkim faljeje. Në ajet, për këtë tregon emërtimi Gafiru Dhenbi - Falës i Madh i gjynaheve.6. Kur'ani është pohim i faktit se Allahu është i vetmi Zot, që meriton dashurinë dhe madhërimin prej krijesave, duke sjellë për këtë të vërtetë argumente të shumta, duke ndaluar nga adhurimi i çdo gjëjë tjetër veç Allahut e duke dëshmuar se sa padrejtësi e madhe është idhujtaria, për ta urryer atë dhe për të kërcënuar ata që e ushtrojnë. Në ajetin në fjalë, këtë tregon fragmenti: “Lâ ilâhe il-lâ hû” – “Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij”.7. Kur'ani tregon, gjithashtu, ligjin e shpërblimit me drejtësi të Allahut, nëpërmjet të cilit Ai shpërblen vepërmirët dhe ndëshkon gjynaqarët e pabindur. Në ajetin e mësipërm, këtë tregon fjala e Tij: “...dhe tek Ai do të kthehen të gjithë”. Këto janë synimet e larta dhe çështjet e rëndësishme të Kur'anit që përbëjnë lëndën e tij.