Tsallaka zuwa abin da ke ciki
Tafsir As-Saadi · Az-Zumar
Sura ta 39

Az-Zumar

Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.

Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21

Aya ta 73

وَسِيقَ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوْا۟ رَبَّهُمْ إِلَى ٱلْجَنَّةِ زُمَرًا ۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوهَا وَفُتِحَتْ أَبْوَٰبُهَا وَقَالَ لَهُمْ خَزَنَتُهَا سَلَـٰمٌ عَلَيْكُمْ طِبْتُمْ فَٱدْخُلُوهَا خَـٰلِدِينَ 73

Kurse ata që kanë qenë të devotshëm ndaj Zotit të tyre, do sillen në Xhenet grupe-grupe. -Këta janë ata të cilët i ruhen dënimit dhe zemërimit të Zotit të tyre, duke e plotësuar dhe ruajtur të pacenuar teuhidin e Tij dhe duke bërë vepra të mira, në bindje ndaj Tij. Këta mirëpriten e nderohen në portat e Xhenetit. Ata mirëpriten si një delegacion i nderuar dhe respektuar. Këta fatlumë " ... do të sillen në Xhenet grupe-grupe." Ashtu, grupe-grupe, do të ecin plot lumturi. Ata do të tubohen së bashku, sipas veprave në këtë dynja.Kur të arrijnë aty, dhe dyert e tij të hapen, rojat e tij do të thonë: “Selamun alejkum (Paqja qoftë mbi ju)!” -Do të ecin derisa të mbërrijnë në atë vend të mahnitshëm, me ndërtesa të hijshme. Atëherë, një fllad ere i përkëdhel fytyrat e tyre dhe një aromë e këndëshme ua shton edhe më shumë lumturinë. Tashmë e ndiejnë se ka ardhur koha e përjetësisë dhe lumturisë së pafundme. Mendoni pak për momentin kur dyert e Xhenetit të hapen para tyre! Kjo do të bëhet plot respekt e nderim për ta. E si të ndodhë ndryshe, kur ata janë krijesat më të mira, të cilët do të jenë të lëvduar dhe nderuar përgjithmonë! Roja i Xhenetit i përshëndet dhe iu uron gjithë të mirat. Ai u thotë: “Selamun alejkum! Ju do të jeni gjithmonë në paqe dhe të sigurt nga çdo mangësi e pakënaqësi në Xhenet!”“Të mira ishin veprat tuaja. Hyni në të! Aty do të banoni përgjithmonë.”. -Të pastra dhe të mira ishin zemrat tuaja, sepse u pastruan përmes diturisë për Zotin, dashurisë dhe frikërespektit për Të. Të mira ishin edhe fjalët tuaja, sepse gjuha juaj nuk reshti së përmenduri Allahun. Të mira ishin edhe veprat që i kryet me gjymtyrët tuaja, sepse ato u nënshtruan në bindje ndaj Allahut. Atëherë, për shkak të kësaj mirësie e pastërtie, hyni në Xhenet! Aty do të jeni përgjithmonë. Ai është vendi i mirësive, i të mirëve dhe të pastërve. Në të mund të hyjnë veçse të pastërtit. Kur foli për banorët e Zjarrit, Allahu na tregoi se sapo ata mbërrijnë para portave të Xhehenemit, ato hapen menjëherë, që të përjetojnë më fort dhimbjen dhe frikën e hyrjes në zjarr. Ndërsa kur flet për banorët e Xhenetit, na tregon se hapja do të vonohet pak, duke shtuar gërmën (arabe) "uau". Domethënë, Xheneti është vendi i mirësive dhe ka një çmim shumë të shtrenjtë, të cilin jo çdokush mund ta arrijë, që të hyjë në të. Atje do të hyjnë veçse ata që kryejnë ato punë që Zoti i bëri si mënyrë për t'u futur në Xhenet. Megjithatë, kur të jenë përpara portave të mrekullueshme dhe madhështore të Xhenetit, njerëzit do të qëndrojnë pak, që të ndërmjetësojë Muhamedi (a.s) tek Zoti. Është ai i pari që do të hapë portat e Xhenetit. Ai është më i nderuari ndërmjetësues, që Zoti do ta nderojë atë ditë. Domethënë, portat e Xhenetit nuk hapen me të mbërritur njerëzit në to. Njëherë, ata do t’i luten Allahut që të pranojë ndërmjetësimin e Muhamedit (a.s) për të filluar hyrja në Xhenet. Kur Muhamedi (a.s.) të ndërmjetësojë tek Zoti, Ai do ta nderojë duke ia pranuar ndërmjetësimin dhe duke urdhëruar të hapen portat. Gjithashtu, në këto ajete ka dëshmi se Xhehenemi dhe Xheneti kanë porta, të cilat hapen dhe mbyllen dhe në secilën prej tyre ka roje. Ato janë vende ku do të hyjnë ata që i kanë merituar, ndryshe nga vendet e tjera në këtë botë, ku mund të hyjnë fshehurazi edhe të tjerë, që nuk e meritojnë.