Az-Zumar
Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.
Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21
بَلِ ٱللَّهَ فَٱعْبُدْ وَكُن مِّنَ ٱلشَّـٰكِرِينَ 66
“Prandaj, vetëm Allahun adhuroje dhe ji mirënjohës!” - Duke qenë se injorantët ftojnë në shirk dhe Allahu i Madhëruar na tregon për shëmtinë dhe dënimin e madh të tij, Ai e urdhëron Profetin e Tij të dashur për sinqeritet, duke thënë: "Prandaj, vetëm Allahun adhuroje! Bëhu i sinqertë në adhurimet që i përkushton Allahut si një i vetëm e i pashoq.” Pastaj jep një porosi tjetër të rëndësishme: "... ji mirënjohës!" Bëhu mirënjohës për Allahun, sepse është Ai që ta bëri mbarë për të besuar me sinqeritet. Ashtu siç duhet ta falënderosh Allahun e Madhëruar për mirësitë e kësaj dynjaje, si shëndeti trupor e mendor, pasuria etj., po kështu duhet t'i shprehësh mirënjohjen dhe ta përlëvdosh pa pushim për mirësitë fetare dhe të besimit. Në fakt, vetëm mirësitë e besimit janë reale dhe të vërteta. Nëse mediton se ato vijnë prej Allahut dhe përpiqesh të tregosh mirënjohjen ndaj Tij për ato, kjo të shëron dhe të ruan nga sëmundja e vetëkënaqësisë dhe vetëpëlqimit, që i trazon shpirtrat e shumë njerëzve aktivë. Kjo ndodh për shkak të injorancës së tyre. Nëse njeriu arrin të kuptojë realitetin e gjendjes së tij, kurrë nuk do të lëvdohej dhe vetëkënaqej me ndonjë mirësi që i është dhënë e që, në fakt, e ngarkon që ai të jetë edhe më shumë mirënjohës për të.