Az-Zumar
Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.
Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21
ٱللَّهُ خَـٰلِقُ كُلِّ شَىْءٍ ۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ وَكِيلٌ 62
Allahu i Madhëruar na tregon për madhështinë e Tij të plotë, madhështi e cila e bën të dëshpëruar këdo që e mohon dhe i vihet kundër. Ai thotë:Allahu është Krijues i çdo gjëje dhe Mbikëqyrës i gjithçkaje. -Kjo është përsëritur shumë në Kur'an. Çdo gjë tjetër veç Zotit është krijesë dhe si e tillë, ka një fillim, dhe ai fillim është pikërisht momenti kur Zoti e krijoi. Ky ajet është argument kundër atyre që pretendojnë se disa gjëra janë të përjetshme e pa fillim. Kështu, disa filozofë pretendojnë se toka dhe qiejt janë të përjetshme dhe kanë qenë gjithmonë. Gjithashtu, thonë se edhe shpirtrat janë nga përjetësia dhe nuk kanë fillim, e fjalë të ngjashme me ato fjalë të thëna nga pasuesit e kotësive. Të gjitha këto mendime boshe synojnë të mohojnë krijimin e Allahut dhe faktin se çdo gjë është krijesë e Tij. Mutezilitë kanë argumentuar padrejtësisht me këtë ajet se edhe Fjala e Allahut është e krijuar. Por Fjala e Allahut nuk është nga gjërat e krijuara. Ajo është cilësi e pandashme nga Folësi, pra, nga Allahu i Madhëruar. Allahu i Lartësuar, me të gjitha cilësitë dhe atributet e Tij, është i Pari, para të Cilit nuk ka patur asgjë tjetër, prandaj pretendimi i mutezilitëve ishte shprehje e injorancës së tyre. Allahu i Madhëruar është i Përjetshëm e pa fillim, me gjithë emrat dhe cilësitë e Tij. Nuk ka asnjë nga cilësitë e Tij që të thuhet se Ai nuk e ka pasur përjetësisht dhe se e ka fillimin të mëvonshëm. Allahu kurrë nuk ka qenë i privuar nga ndonjë prej cilësive të Tij. E rëndësishme, në gjithë këtë çështje, është që të kuptohet se Allahu na njofton rreth Vetes së Tij se Ai është Krijuesi i gjithçkaje, si botës së sipërme, ashtu edhe asaj të poshtme dhe se Ai është Mbikëqyrës i gjithçkaje. Kujdestaria dhe mbikëqyrja e Tij e plotë presupozon që Ai të jetë i gjithëditur në hollësi dhe i gjithëpushtetshëm për t'u kujdesur për atë për të cilin ka vendosur të kujdeset. Vetëm kështu mund ta kryejë plotësisht kujdestarinë. Gjithashtu, Ai duhet të jetë i përkushtuar që të kujdeset mirë, duke vepruar gjithmonë më të mirën. Nëse cënohet ndonjë nga këto aspekte, nuk kemi të bëjmë me kujdestari të plotë. Por dihet mirë se Allahu është i pastër nga çdo mangësi e dobësi në cilësitë e Tij. Kur Ai na njofton se është Kujdestar dhe Mbikëqyrës i gjithçkaje, kjo nënkupton se Ai është i Ditur për gjithçka, i Pushtetshëm për gjithçka që përkujdeset, i Plotë e Absolut në administrimin dhe rregullimin e çështjeve të robërve, me urtësinë e Tij, nëpërmjet së cilës çdo gjë e vendos në vendin që i takon. Ai është më i miri Kujdestar dhe Sipërmarrës.