Tsallaka zuwa abin da ke ciki
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
Sura ta 3

Aal-i-Imraan

Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.

Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21

Aya ta 32

قُلْ أَطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ ۖ فَإِن تَوَلَّوْا۟ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلْكَـٰفِرِينَ 32

Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!” -Ky është urdhri më i madh dhe më gjithëpërfshirës i Allahut të Lartësuar ndaj krijesave dhe adhuruesve të Tij. Ai na urdhëron për bindje ndaj Tij dhe ndaj Profetit të Tij. Bindja duhet të tregohet me besim, ndjenja, fjalë dhe vepra. Më konkretisht, ajo nënkupton:- Besimin e plotë te gjithçka për të cilën Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij kanë urdhëruar që të besohet dhe të pranohet.- Njësimin e Allahut të Lartësuar në aspektin e veprave unike të Tij, në meritën e Tij për t’u adhuruar i Vetëm dhe i pashoq në emrat e cilësitë e Tij të larta.- Bindje ndaj Tij konsiderohen të gjitha ato vepra, fjalë dhe ndjenja që rrjedhin prej dy pikave të mësipërme.- Bindje ndaj Allahut konsiderohet edhe bindja ndaj Profetit të Tij, që konsiston në zbatimin rigoroz të urdhrave dhe në largimin prej të gjitha harameve të qartësuara prej tij. Bindja ndaj urdhrave të Profetit konsiderohet si bindje ndaj urdhrave të Allahut, dhe kush i bindet Allahut dhe Profetit të Tij është vërtet i fituar. Allahu i Lartësuar thotë: “Kush i bindet Profetit, i është bindur Allahut. Por kush e refuzon, (dije se) Ne nuk të kemi dërguar ty si mbikqyrës të (punëve të)tyre.” [Nisa 80].“Këta janë kufijtë që ka vënë Allahu. Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të hyjnë në kopshte, nëpër të cilët rrejdhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë. Ky është suksesi më i madh. Ndërsa ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe i shkelin kufijtë e Tij, do të futen në Zjarr, ku do të jenë përjetësisht. Për ta është përgatitur një dënim poshtërues.” [Nisa 13, 14].Nëse ata refuzojnë, atëherë ta dinë se Allahu nuk i do jobesimtarët. -Por nëse krijesat e shpërfillin bindjen ndaj Allahut dhe Profetit të Tij, atyre nuk u mbetet rrugë tjetër, por veçse t’i binden çdo shejtani të shfrenuar dhe armiqësor. Allahu i Lartësuar na tregon se sa i pamëshirshëm është shejtani ndaj atyre që i binden dhe që ndjekin hapat e tij: “Është e shkruar se kushdo që i nënshtrohet atij (shejtanit), ai ka për ta çuar në humbje dhe në Dënimin e zjarrit (të ndezur fort).”. [Haxh 4]. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar tregon se robi që e refuzon t’i bindet Atij dhe Profetit, e ka humbur privilegjin dhe shpresën e vetme për shpëtim, e ka humbur dashurinë e Allahut për të. Allahu i Lartësuar e ka përforcuar këtë fakt, kur thotë: “Nëse ata refuzojnë, atëherë ta dinë se Allahu nuk i do jobesimtarët.” Allahu nuk i do mohuesit dhe refuzuesit e urdhrave të Tij, të cilët meritojnë veçse zemërimin dhe ndëshkimin e Tij. Ky ajet duket sikur është shpjegim më i hollësishëm i ajetit para tij, ku tregohet rëndësia e pasimit të udhëzimit të Profetit. Ky, pra, është udhëzimi i drejtë, i vërtetë dhe i saktë.