Tsallaka zuwa abin da ke ciki
Tafsir As-Saadi · Al-Anbiyaa
Sura ta 21

Al-Anbiyaa

Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.

Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21

Aya ta 50

وَهَـٰذَا ذِكْرٌ مُّبَارَكٌ أَنزَلْنَـٰهُ ۚ أَفَأَنتُمْ لَهُۥ مُنكِرُونَ 50

Edhe ky Kur'an që Ne e shpallëm, është plot këshilla dhe bekime. Atëherë, si nuk po e pranoni? -Jepen dy cilësi madhështore të Kur'anit. Së pari, ai është dhikrun, pra, kujtues dhe kumtues, nëpërmjet të cilit arrihet njohuria dhe dituria e plotë për të gjitha çështjet më të larta dhe të mëdha. Disa nga njohuritë e shumta që ofron Kur'ani i madhërueshëm janë:- Njohja e Allahut me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij.- Dituria rreth profetëve dhe të dashurve të Zotit (eulijave), duke mësuar rreth veprave e gradave të tyre të larta në adhurime dhe në marrëdhëniet me Zotin.- Ligjet e Zotit, qoftë për ritet dhe adhurimet, qoftë për çështjet e marrëdhënieve ndërnjerëzore etj.- Ligjet e shpërblimit dhe ndëshkimit si për këtë jetë, ashtu edhe për jetën tjetër.- Përshkrimi i Xhenetit dhe Xhehenemit dhe cilësitë e banorëve të secilit, e shumë e shumë tema e çështje madhore, të cilat sillen të mbështetura me shumë argumente logjike e fetare.Gjithashtu, mund të themi se Zoti e quajti Kur'anin DhikrunKëshillë e kujtim, sepse nëpërmjet tij njeriu sikur rikujton diçka që e ka të ngulitur thellë në shpirt dhe në natyrën e tij të pastër. Një logjikë e pastër i beson të vërtetat dhe të mirën e sheh të mirë, madje kjo logjikë e nxit njeriun që të punojë sipas të mirës. Por ajo edhe të keqen e sheh të keqe, madje e ndalon njeriun nga ajo. Për njeriun me natyrë të papërlyer, të gjitha mesazhet, por edhe ligjet, urdhëresat e ndalesat që gjenden në Kur'an, janë thjesht një rikujtim ose rizgjim i natyrës së tij të pastër. Me fjalë të tjera, asnjë mesazh ose ligj i Kur'anit nuk mund të bjerë ndesh me logjikën e pastër dhe natyrshmërinë e papërlyer. Cilësia tjetër me të cilën Zoti e përshkruan Kur'anin është Mubarekun, pra, plot begati. Kjo do të thotë se Kur'ani ia shton të mirat dhe begatitë njeriut. Nuk ka ndonjë gjë më të mirë dhe më begatisjellës sesa Kur'ani. Për çdo mirësi e begati, për çdo shtim të mirësive fetare, të kësaj bote dhe të ahiretit, Kur'ani është shkaku dhe ato janë pasojat. Të gjitha ato mirësi janë fryte të të jetuarit me Kur'anin. Përfundimisht, ky libër që është Dhikrun dhe Mubarekun, duhet që të respektohet e të pranohet me mirënjohje të thellë e përkushtim. Ti duhet të nënshtrohesh të jetosh sipas tij dhe t’i shprehësh mirënjohjen Dhuruesit të tij, duke e adhuruar Atë përmes këtij Libri dhe sipas këtij Libri. Njeriu duhet të dijë si të përfitojë nga bekimet e Kur'anit, duke mësuar leximin e gërmave e fjalëve të tij dhe kuptimin e tyre korrekt, dhe pastaj të përkushtohet në zbatimin dhe përkthimin e tyre në jetën e vet. Nëse vepron të kundërtën, duke i kthyer shpinën, duke e refuzuar dhe lënë në harresë, duke mos e besuar dhe mos adhuruar Zotin sipas tij, atëherë kjo tregon se zemrën e tij e ka bllokuar kufri i madh dhe injoranca e plotë. Kjo është një fatkeqësi shumë e madhe, që sytë e të humburve nuk mund ta shohin, prandaj i Madhëruari, duke vënë në dukje këtë verbëri të mohuesve, u drejton këtë pyetje atyre: “Atëherë, si nuk po e pranoni?”