Tsallaka zuwa abin da ke ciki
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Sura ta 2

Al-Baqara

Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.

Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21

Aya ta 239

فَإِنْ خِفْتُمْ فَرِجَالًا أَوْ رُكْبَانًا ۖ فَإِذَآ أَمِنتُمْ فَٱذْكُرُوا۟ ٱللَّهَ كَمَا عَلَّمَكُم مَّا لَمْ تَكُونُوا۟ تَعْلَمُونَ 239

Nëse keni frikë(nga armiku), faluni në këmbë ose kaluar. -Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kur jeni në gjendje frike...”, dhe nuk i ka përmendur rastet se kur mund të frikësohet njeriu. Kjo bëhet për të përfshirë çdo lloj frike në këtë gjykim, për frikën nga kriminelët, qafirët, egërsirat etj. Pra, nëse për shkak të frikës, nuk mund ta falim namazin në formën e përshkruar më lart, atëherë lejohet që ta falim atë duke ecur në këmbë ose duke qenë të hipur në kafshë ose mjet tjetër, kur mund të ndryshojë edhe drejtimi për nga Kibla. Pra, në të tilla kushte, kjo është e tolerueshme. Ky ajet është argument shumë i fortë që e bën të detyrueshme faljen e namazit në kohën e vet. Duke qenë se Allahu i Lartësuar ka lejuar që të shkelen disa kushte të namazit, që janë të domosdoshme për saktësinë e tij në situata normale, vetëm që namazi të falet në kohën e vet të caktuar, kjo tregon se respektimi i kohës së tij është vërtet shumë i rëndësishëm. Me fjalë të tjera, nuk lejohet shtyrja e namazit jashtë kohës së tij, qoftë edhe në kushte të jashtëzakonshme frike e pasigurie. Namazi brenda kohës së tij, edhe me mangësi të tjera, është më i pëlqyer dhe më i vlefshëm sesa namazi jashtë kohe që kryhet i plotë dhe me përkushtim maksimal. Është detyrë e domosdoshme që falja e namazit të bëhet brenda kohës së vet, edhe nëse thyhen disa kushte të tjera të tij.Por, kur ndiheni të sigurt, kujtojeni Allahun ashtu si jua ka mësuar Ai ato që ju nuk i dinit! -Pasi të largohet frika që ju pengonte ta falnit namazin në formën e duhur, atëherë përmendeni Allahun e Lartësuar me të gjitha mënyrat e format, ndër të cilat është edhe falja e namazit. Allahu i madhëruar thotë:...kujtojeni Allahun ashtu si jua ka mësuar Ai ato që ju nuk i dinit! -Kuptimi: Kujtojeni Allahun e Lartësuar për mirësitë e mëdha që ju ka dhuruar, mes të cilave janë udhëzimi dhe mësimi juaj i gjithçkaje që nuk e dinit. Vërtet, kjo është një mirësi e mrekullueshme e një dhuratë e paçmuar, e cila meriton mirënjohjen tonë të thellë. Nëse ne tregojmë mirënjohje për këto mirësi dhe kujtojmë Dhuruesin e tyre, sikurse Ai na ka udhëzuar, atëherë me siguri që mirësitë ndaj nesh do të jenë të qëndrueshme, madje do të shtohen e shumëfishohen prej Tij.