Tsallaka zuwa abin da ke ciki
Tafsir As-Saadi · At-Takaathur
Sura ta 102

At-Takaathur

Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.

Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21

Ayoyi 1–2

أَلْهَىٰكُمُ ٱلتَّكَاثُرُ 1 حَتَّىٰ زُرْتُمُ ٱلْمَقَابِرَ 2

Allahu i Lartësuar e fillon këtë sure me një qortim drejtuar robërve që angazhohen me mbledhjen e pasurisë dhe të stolive të kësaj dynjaje, në vend që të angazhohen për qëllimin për të cilin janë krijuar. Allahu i Lartësuar i krijoi njerëzit dhe xhindët me të vetmin qëllim: që ta adhurojnë Atë si Një të vetëm, pa i shoqëruar asgjë në këtë adhurim. Ai i krijoi ata që të angazhohen për ta njohur Atë me emrat, cilësitë dhe atributet e Tij të shkëlqyera. Allahu i krijoi ata që gjithmonë të kthehen tek Ai të penduar, të bindur dhe të nënshtruar dhe gjithmonë t'i japin përparësi dashurisë për Të kundrejt çdo dashurie tjetër. Allahu i Lartësuar thotë:Ju preokupoi (nga e vërteta) përpjekja për shumim (të stolive në këtë Botë), derisa shkuat në varr. -Kuptimi: Ju u morët me gjëra të tjera, duke u shmangur nga qëllimi i lartë për të cilin Zoti ju krijoi. Këtu nuk përcaktohet se për çfarë shumimi bëhet fjalë, dhe kështu ai i përfshin të gjitha llojet e shumimit të cilat i synon robi, si: shumimi i pasurisë, i fëmijëve, i aleatëve, i ushtarëve, i shërbëtorëve, i miqësive etj., me të cilët nuk synohet kënaqësia e Allahut të Lartësuar dhe sinqeritetit ndaj Tij. Ky angazhim i tyre zgjat deri kur të vijë dita që ata të vdesin dhe të shkojnë në varret e tyre. Në këtë çast, atyre do t’u hiqet perdja nga sytë dhe do të shohin qartë. Por tashmë nuk do të jetë më i mundur kthimi prapa. Vëreni me kujdes! Allahu i Lartësuar thotë: “...derisa të “vizitoni” varret”, gjë që tregon qartë se jeta e varrit është vetëm një urë kalimi mes kësaj dynjaje dhe botës së përjetshme. Njeriu do të jetë në varr vetëm përkohësisht, para se të shkojë, sipas veprave që ka bërë, atje ku e meriton: ose përjetësisht në Xhenet, ose përjetësisht në Zjarr. Më pas, i Lartësuari paralajmëron: