At-Tawba
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
إِنَّمَا ٱلصَّدَقَـٰتُ لِلْفُقَرَآءِ وَٱلْمَسَـٰكِينِ وَٱلْعَـٰمِلِينَ عَلَيْهَا وَٱلْمُؤَلَّفَةِ قُلُوبُهُمْ وَفِى ٱلرِّقَابِ وَٱلْغَـٰرِمِينَ وَفِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱبْنِ ٱلسَّبِيلِ ۖ فَرِيضَةً مِّنَ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ 60
Këtu bëhet fjalë për sadakanë që është detyrim, pra, për zekatin, sepse ai jepet për kategori të caktuara, ndërsa sadakaja e përgjithshme i jepet çdokujt. Kështu, zekati i detyruar jepet veç për këto grupe. Tetë janë kategoritë që përfitojnë nga zekati i muslimanëve:-Dy të parët janë ‘fukarenjtë’ dhe ‘nevojtarët’. Kur këto dy kategori përmenden së bashku, janë të dallueshme nga njëra tjetra. ‘Fukarenjtë’ janë më të varfër se ‘nevojtarët’. ‘Fukara’ është ai që nuk ka asgjë, ose ka veçse sa për të plotësuar gjysmën e nevojave të veta. Ndërsa ‘nevojtar’ (el miskinu) është ai që ka më shumë se për të plotësuar gjysmën e nevojave të tij, por përsëri jo për t’i plotësuar të gjitha. Nëse do t’i plotësonte të gjitha nevojat e veta, atëherë do të konsiderohej i pasur, dhe kështu nuk do të lejohej të merrte zekat. Këtyre dy kategorive u jepet zekat derisa të arrijnë plotësimin e nevojave të tyre.- Punëtorët e mbledhjes së zekatit, si mbledhësit, transportuesit, ruajtësit, shkruajtësit, llogaritarët e tij etj. Këtyre u jepet nga zekati në formë rroge, si çdo punonjës tjetër.- Për afrimin e zemrave. Këtu përfitojnë ato figura shoqërore të rëndësishme, si kryetarë fisesh e të ngjashëm me ta, të cilët nëpërmjet këtyre donacioneve që u jepen, shpresohet të pranojnë Islamin dhe e mira prej tyre, ose që të ruhesh nga e keqja e tyre, ose që të forcohet besimi i tyre, ose shpresohet që të pranojnë Islamin të ngjashmit me ta, ose të japin zekatin edhe ata që nuk e japin.- Për çlirimin nga robëria ose skllavëria. Për shembull, është rasti i skllavit ‘el mukatib’, që ka rënë dakord me padronin që të blejë lirinë e vet. Këtij skllavi i jepet prej zekatit, që të mund të blejë lirinë. Gjithashtu, zekati jepet edhe për lirimin e robërve muslimanë, që janë në duart e mohuesve, madje ky rast është më parësor. Por lejohet edhe lirimi i robërve në përgjithësi. Të gjitha këto raste i përfshin fjala “fir-rikab”.- Borxhlinjtë. Këta janë dy llojesh:1. Ata që kanë marrë borxhe për të pajtuar palët në një konflikt. Këtyre njerëzve - edhe pse mund të jenë të pasur, - u jepet zekat, që të ndihmohen në qëllimet e mira.2. Ata që kanë marrë borxhe për veten e vet, por më pas kanë rënë në vështirësi për të larë borxhin e tyre. Këtyre u jepet zekat, që të shlyejnë borxhet.- Luftëtarëve në rrugën rrugën e Zotit. Flitet për luftëtarët vullnetarë, që nuk janë pjesë e ushtrisë së rregullt.