Al-Fajr
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَٱلْفَجْرِ 1 وَلَيَالٍ عَشْرٍ 2 وَٱلشَّفْعِ وَٱلْوَتْرِ 3
Betohem për agimin, Për dhjetë netët, Për çiftin dhe për tekun, -I Madhëruari betohet në agimin, i cili shënon fundin e natës dhe fillimin e ditës, dukuri kjo që tregon për pushtetin e madh dhe gjithëpërfshirës të Allahut të Madhëruar, se është Ai i vetmi që administron të gjitha çështjet e krijesave të Tij dhe, si i tillë, askush përveç Tij nuk meriton që ta adhurosh e që t’i nënshtrohesh. Pikërisht në agim është koha e kryerjes së një adhurimi të mrekullueshëm, që me të vërtetë e meriton që Allahu i Madhëruar të betohet për të, e ai është namazi i sabahut. I Madhëruari vijoi me betimin për dhjetë netët, të cilat, sipas mendimit më të saktë, janë dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan, ose dhjetë ditët e Dhul Hixhes. Këto janë net dhe ditë të veçanta, në të cilat kryhen adhurime që nuk kryhen në periudha të tjera. Në dhjetë netët e fundit të Ramazanit ndodhet nata e Kadrit, e cila është më e mirë se një mijë muaj, ndërsa në ditët e tij kryhet agjërimi, i cili është njëri nga shtyllat e Islamit. Ndërsa në dhjetëditëshin e Dhul Hixhes ndodhet Dita e Arafatit, ditë kur Allahu i fal dhe mbulon gjynahet e robërve me një falje të madhe dhe të mrekullueshme, me të cilën dëshpëron Shejtanin e mallkuar. Kurrë nuk është parë Shejtani i mallkuar më i poshtëruar dhe më i pavlerë sesa në ditën e Arafatit, kur mëshira dhe begatitë e Zotit zbresin mbi robërit e Tij njësues. Gjatë këtyre ditëve zhvillohen shumë adhurime të haxhit dhe të umres. Të gjitha ato janë shumë të rëndësishme, aq sa e meritojnë që i Madhëruari të betohet në to.