Al-A'laa
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
فَذَكِّرْ إِن نَّفَعَتِ ٱلذِّكْرَىٰ 9
Këshillo aty ku këshilla bën dobi! -Ftoji njerëzit të zbatojnë dhe jetojnë sipas ligjit të Zotit dhe porosive të Tij. Por kjo këshillë është përkufizuar me një porosi tjetër: “Këshillo aty ku këshilla bën dobi!”, domethënë, nëse ajo dëgjohet dhe pranohet, sido që të jetë, këshillë e plotë apo e pjesshme. Ajeti tregon se, nëse këshilla nuk sjell dobi, por veçse e shton të keqen dhe e pakëson të mirën, ajo nuk është e detyrueshme, madje është e ndaluar që të bëhet. Në lidhje me këshillimin, njerëzit ndahen në dy grupe: përfitues dhe jo përfitues prej tij. Duke sqaruar të dy llojet, i Lartësuari thotë: