Al-A'laa
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
سَبِّحِ ٱسْمَ رَبِّكَ ٱلْأَعْلَى 1 ٱلَّذِى خَلَقَ فَسَوَّىٰ 2
Madhëroje Zotin tënd, më të Lartësuarin, I Cili krijoi dhe përsosi,... -Allahu i Lartësuar urdhëron që të bëjmë tesbih për Të. Tesbih-u ndaj Tij nënkupton përmendjen shpesh të Tij, adhurimin dhe nënshtrimin ndaj lartësisë dhe madhështisë së Tij. Kjo duhet të bëhet ashtu si i shkon madhështisë së Allahut, duke përmendur emrat e Tij të bukur, duke e adhuruar Allahun ashtu siç dikton kuptimi i drejtë dhe i saktë i këtyre emrave, duke kujtuar dhe përmendur veprat e Tij madhështore dhe të urta, mes të cilave edhe fakti që Ai i ka bërë krijesat në formën më të plotë dhe të përkryer.