Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Anfaal
Sūrah 8

Al-Anfaal

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 69

فَكُلُوا۟ مِمَّا غَنِمْتُمْ حَلَـٰلًا طَيِّبًا ۚ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ 69

Kënaquni me atë që fitoni me luftë si të lejuar dhe të mirë,... -Kjo ishte butësi dhe mëshirë e Allahut të Lartësuar për këtë umet. Me bujarinë dhe mëshirën e Tij, Ai ia bëri të lejuar vetëm këtij umeti që të përfitojë nga plaçka e luftës. Allahu i Lartësuar nuk ia ka lejuar atë asnjë umeti të mëparshëm. Ky është një privilegj, për të cilin muslimanët duhet të tregohen mirënjohës ndaj Dhuruesit të tij, Allahut të Lartësuar. Për këtë arsye, duke na treguar se si të tregohemi mirënjohës ndaj Tij, Allahu i Madhëruar thotë:...dhe jini të devotshëm ndaj Allahut! Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Frikësojuni Zotit dhe jini të devotshëm ndaj Tij, në çdo aspekt! Përmbajuni besnikërisht urdhëresave dhe jini të kujdesshëm ndaj ndalesave! Kështu i shprehni Allahut mirënjohjen për mirësitë e shumta që ju ka dhuruar. Allahu i Lartësuar është Gafurun - Falës i madh, që ia fal të gjitha gjynahet atij që pendohet dhe kthehet tek Ai i nënshtruar dhe i bindur. Atyre që ruhen nga shirku, Allahu i Madhëruar ua fal të gjitha gjynahet e tjera. Allahu i Lartësuar është gjithashtu Rrahim – Mëshirëplotë. Pjesë e mëshirës së Tij është pikërisht fakti që Ai e bëri të lejuar plaçkën e luftës, e cila është hallall dhe e pastër për ju.