Al-Anfaal
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ حَرِّضِ ٱلْمُؤْمِنِينَ عَلَى ٱلْقِتَالِ ۚ إِن يَكُن مِّنكُمْ عِشْرُونَ صَـٰبِرُونَ يَغْلِبُوا۟ مِا۟ئَتَيْنِ ۚ وَإِن يَكُن مِّنكُم مِّا۟ئَةٌ يَغْلِبُوٓا۟ أَلْفًا مِّنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَّا يَفْقَهُونَ 65
Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij, duke i thënë:O Profet! Nxiti besimtarët për të luftuar! -Nxiti besimtarët, që të kenë vullnet e ambicie për të luftuar në rrugën e Zotit. Bëju thirrje atyre për xhihad në rrugën e Zotit dhe mësoju që kurrë të mos e braktisin atë! Përmendju dobinë dhe shpërblimin e pamatë që Allahu i Lartësuar ka rezervuar për trimat e guximshëm dhe të duruar! Kujtoju mirësitë dhe begatitë e mëdha që dhurohen në dynja dhe ahiret, nëse përpiqesh për të ngritur lart fjalën e Allahut! Kujtoju, gjithashtu, dëmet e mëdha që sjell burracakëria dhe frika prej luftës! Këto janë cilësi poshtëruese, që cenojnë fenë dhe personalitetin e njeriut. Besimtari nuk mund të jetë kurrë burracak e frikacak. Përkundrazi, cilësi të pandashme të tij janë trimëria dhe guximi. E si të jetë ndryshe, kur Allahu i Lartësuar thotë: “Mos u tregoni të dobët kur të ndiqni armikun! Nëse ju ndieni dhimbje, (dijeni se)edhe ata, sikurse ju, ndiejnë dhimbje. Por ju shpresoni nga Allahu atë çka ata nuk e shpresojnë. Allahu është i Ditur e i Urtë”.”. [Nisa 104]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë:Nëse prej jush janë njëzet veta durimtarë (e të paepur), do të mundin dyqind; nëse janë njëqind, do të mundin një mijë jobesimtarë, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë. -Kështu, një besimtar i vërtetë dhe i sinqertë, trim dhe i guximshëm mund të sfidojë dhjetë jobesimtarë. Kjo ndodh sepse, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: ata janë njerëz që nuk kuptojnë. Ata nuk kanë asnjë lloj njohurie rreth mirësive të mëdha që Allahu i Lartësuar ka përgatitur për luftëtarët në rrugën e Tij. Mohuesit e Zotit luftojnë në emër të kryelartësisë, arrogancës dhe sundimit të padrejtë, duke përhapur poshtërsitë dhe mosbesimin. Ndërsa besimtarët e sinqertë e kuptojnë dhe e dinë shumë mirë qëllimin e luftës kundër mohuesve, që është lartësimi i fjalës së Allahut, shfaqja, përhapja dhe triumfi i fesë së Tij, mbrojtja e Librit të Allahut dhe arritja e shpërblimeve të mëdha prej Allahut të Lartësuar. Pa dyshim, të gjitha këto nxisin tek besimtarët guximin, trimërinë, durimin dhe të qëndrueshmërinë në këtë luftë. Megjithatë, Allahu i Lartësuar dëshiroi t’ua lehtësonte besimtarëve këtë çështje, prandaj u tha: