Al-Anfaal
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
إِذْ يَقُولُ ٱلْمُنَـٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِى قُلُوبِهِم مَّرَضٌ غَرَّ هَـٰٓؤُلَآءِ دِينُهُمْ ۗ وَمَن يَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ فَإِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ 49
Hipokritët dhe ata, që kishin zemër të sëmurë, thanë: “Këta njerëz i ka mashtruar feja e tyre.” -Këtu flitet për sëmundjen e dyshimit dhe të pasigurisë në besim. Munafikët, të mbushur me dyshime për besimin e tyre, kur panë muslimanët që, edhe pse të pakët në numër, u lëshuan në luftë kundër idhujtarëve, thanë: “Feja e tyre i ka mashtruar. Feja që ata pasojnë i solli në këtë lloj beteje të pabarabartë, përballë atyre që askush nuk guxon t’i sfidojë.” Kjo ishte një formë talljeje me besimtarët dhe logjikën e tyre, por mendjelehtët e vërtetë ishin pikërisht munafikët e mjerë. Nuk ka dyshim se besimi i vërtetë e bën njeriun që t’i hyjë përballjeve më të fuqishme, të cilave u shmangen edhe ushtritë më të mëdha. Besimtari i vërtetë i mbështetet tërësisht Allahut të Madhëruar, sepse është i bindur se nuk ka ndryshim të gjendjes, nuk ka forcë dhe as fuqi e mundësi ndryshe, por veçse me ndihmën dhe forcën e Allahut. Ai është i bindur se, edhe nëse bashkohen të gjitha krijesat për të ndihmuar dikë, qoftë edhe sa një thërrmijë, nuk kanë për t'ia arritur pa lejen dhe ndihmën e Zotit. Po ashtu, edhe nëse bashkohen të gjithë së bashku për ta dëmtuar, kanë për ta dëmtuar veçse aq sa Zoti e ka shkruar për të. Veç kësaj bindjeje, nëse robi është i sigurt se mbron të vërtetën dhe nuk ka asnjë fije dyshimi se Allahu është i Gjithëditur, i Urtë dhe i Mëshirëplotë në gjithçka që ka shkruar dhe përcakton, atëherë ai ndërmerr çdo iniciativë të dobishme dhe nuk shqetësohet aspak nëse armiku i tij është i pakët apo i shumtë në numër. Në çdo ndërmarrje të bazuar në dituri të saktë dhe udhëzim të drejtë, ai është thjesht i qetë e besimplotë në Zotin e tij. Në zemrën e tij nuk ekziston frika e ankthi, por ajo është e mbushur me guxim, trimëri, qëndrueshmëri dhe e pushtuar nga qetësia dhe malli për takimin me të madhërishmin. Prandaj i Madhëruari tha:Ata që i mbështeten Allahut le ta dinë se Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë. -Allahu është Azizun - Krenar e Ngadhnjimtar. Fuqinë dhe pushtetin e Tij nuk mund ta mposhtë askush. Allahu është gjithashtu Hakim - i Urtë në gjithçka që ka përcaktuar në Ligjet e Tij dhe i ka bërë të ekzistojnë.