Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Anfaal
Sūrah 8

Al-Anfaal

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 44

وَإِذْ يُرِيكُمُوهُمْ إِذِ ٱلْتَقَيْتُمْ فِىٓ أَعْيُنِكُمْ قَلِيلًا وَيُقَلِّلُكُمْ فِىٓ أَعْيُنِهِمْ لِيَقْضِىَ ٱللَّهُ أَمْرًا كَانَ مَفْعُولًا ۗ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرْجَعُ ٱلْأُمُورُ 44

Kur u përballët me armikun, Ai jua shfaqi në sytë tuaj sikur ishin pak; por edhe ju ju bëri të dukeshit pak në sytë e tyre, në mënyrë që Allahu ta përmbushte atë që ishte caktuar. -Kështu, të dy grupet e shihnin të vogël njëri-tjetrin, prandaj luftonin me ashpërsi dhe vrull. Allahu i Madhëruar e bëri diçka të tillë për të realizuar atë që ishte e padiskutueshme: fitoren e besimtarëve dhe poshtërimin e mohuesve, duke i shfarosur e duke i bërë të harruar krerët e kufrit. Me vdekjen e këtyre udhëheqësve, populli i thjeshtë do ta kishte më të lehtë pranimin e Islamit si fenë e jetës së tyre. Gjithashtu, edhe muslimanët që jetonin mes jomuslimanëve do ta kishin tashmë më të lehtë jetesën. Kjo tregon butësinë dhe përkujdesin e Allahut të Madhëruar për besimtarët, që shfaqet në çdo aspekt.Tek Allahu kthehen(për gjykim)të gjitha çështjet. -Të gjitha çështjet e krijesave kthehen tek Allahu i Madhërishëm. Është Ai që bën ndarjen mes të mirës dhe të kotës, është Ai që gjykon me drejtësi, pa i cenuar hakun askujt.