An-Naazi'aat
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَٱلْأَرْضَ بَعْدَ ذَٰلِكَ دَحَىٰهَآ 30 أَخْرَجَ مِنْهَا مَآءَهَا وَمَرْعَىٰهَا 31 وَٱلْجِبَالَ أَرْسَىٰهَا 32
E pastaj tokën e sheshoi. Nxori prej saj ujin dhe kullotat e saj, kurse malet ia përforcoi,.. -Pasi krijoi qiellin, Allahu i Lartësuar sheshoi tokën dhe vendosi në të çdo gjë të dobishme dhe të nevojshme për jetën e krijesave, si për shembull, ujin, kullotat etj. Malet i bëri si shtylla përforcuese, që e mbajnë tokën të qëndrueshme. Nga këto ajete mësohet se shtrimi dhe kompletimi i tokës është bërë pas krijimit të qiejve. Ndërsa krijimi i vetë tokës është bërë para krijimit të qiejve, sikurse thotë i Lartësuari në suren Fusilet 9 - 12: “Thuaju: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij, që e krijoi Tokën për dy Ditë dhe i shoqëroni Atij shok?! Ai është Zoti i botëve. Është Ai që vuri në Tokë male të fuqishme, e bekoi atë (Tokën) me të mira dhe brenda katër Ditëve përcaktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të.” Ky është shpjegimi për ata që pyesin. Më pas, Ai iu drejtua qiellit, i cili ishte si tym dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!” Të dy (Qielli dhe Toka) thanë: “Po, i bindemi me dëshirë.”Ai krijoi shtatë qiej brenda dy Ditëve, duke i caktuar secilit qiell detyrën dhe urdhrin e tij. Dhe Ne e zbukuruam Qiellin më të afërt me drita dhe e bëmë të mbrojtur. I tillë është Krijimi (e përcaktimi) i të Plotfuqishmit të Gjithëditur.”Kështu, fillimisht, Allahu i Lartësuar krijoi tokën për dy ditë, pastaj krijoi qiejt për dy ditë të tjera, dhe pas krijimit të qiellit, Ai e shtroi tokën dhe vendosi në të gjithçka të nevojshme dhe të dobishme për jetën.