Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-A'raaf
Sūrah 7

Al-A'raaf

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 72

فَأَنجَيْنَـٰهُ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥ بِرَحْمَةٍ مِّنَّا وَقَطَعْنَا دَابِرَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَـٰتِنَا ۖ وَمَا كَانُوا۟ مُؤْمِنِينَ 72

Me mëshirën Tonë, Ne i shpëtuam Hudin dhe të gjithë besimtaët që ishin me të... -I Gjithëmëshirshmi i shpëtoi Hudin (a.s) dhe të gjithë besimtarët që ishin me të, me mëshirën e Tij. Ishte pikërisht Allahu që i udhëzoi ata në fenë e drejtë, dhe kështu ata fituan mëshirën e Tij dhe shpëtuan nga ndëshkimi i Tij....dhe ua premë rrënjët atyre që kundërshtuan Argumentet Tona dhe nuk ishin besimtarë. -Ndëshkimi i ashpër nuk la gjallë asnjë prej tyre. I Madhëruari dërgoi mbi ta një furtunë shkretuese, e cila kudo që kalonte e çdo gjë që prekte e shndërronte në pluhur e rërë. Kështu, ata u shfarosën dhe më pas ngelën vetëm rrënojat e vendbanimeve të tyre. Ky qe përfundimi i atyre që u paralajmëruan dhe iu paraqitën shumë argumente bindëse, por ata i shpërfillën dhe i mohuan. Ata nuk denjuan të respektonin shpalljet e Allahut duke u bindur e duke i zbatuar ato. Ata u urdhëruan të përqafonin fenë e drejtë, por rrefuzuan me arrogancë e shpërfillje, prandaj morën atë ndëshkim poshtërues. Në suren Hud, i Madhërishmi thotë: “Ata u përcollën me mallkim si në këtë botë, ashtu edhe në Ditën e Gjykimit. Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qofshin të shkatërruar Adët, populli i Hudit!" [Hud 60]. Ndërsa në këtë ajet thotë:...dhe ua premë rrënjët atyre që kundërshtuan Argumentet Tona dhe nuk ishin besimtarë. - Ata nuk kishin aspak besim në zemër, por mohonin me këmbëngulje e mendjemadhësi dhe përhapnin shkatërrimin.