Al-A'raaf
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
ثُمَّ لَـَٔاتِيَنَّهُم مِّنۢ بَيْنِ أَيْدِيهِمْ وَمِنْ خَلْفِهِمْ وَعَنْ أَيْمَـٰنِهِمْ وَعَن شَمَآئِلِهِمْ ۖ وَلَا تَجِدُ أَكْثَرَهُمْ شَـٰكِرِينَ 17
“Pastaj, do t’u dal atyre nga para e nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta.” -Do t’u sillem atyre nga të gjitha drejtimet, vetëm e vetëm që të arrij qëllimin tim, sado pak qoftë. Duke menduar se krijesat janë të dobëta dhe shumë prej tyre i mposht pakujdesia, i mallkuari tha tërësisht i bindur:“Pastaj, shumicën e tyre nuk do t’i gjesh më mirënjohës.” - Mirënjohja është cilësi e të udhëzuarve, prandaj i mallkuari synon që t’i pengojë robërit nga ky virtyt. Allahu i Madhëruar na e ka treguar qartë qëllimin final të Shejtanit: “Shejtani është armiku juaj, prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i thërret ithtarët e vet për t’i bërë banorë të Zjarrit”. [Fatir 6]. Allahu i Lartësuar na bën të ditura fjalët e Iblisit të mallkuar dhe synimet e tij të frikshme, me qëllim që ne të jemi shumë të kujdesshëm dhe të përgatitur mirë ndaj armikut tonë. I Madhëruari na nxit që të ruhemi nga i mallkuari duke njohur rrugët, mënyrat dhe hapësirat që shfrytëzon ai. Kjo këshillë dhe dituria që Zoti na dhuron për t’u ruajtur prej të mallkuarit, është ndër mirësitë më të mëdha dhe më të plota të Tij ndaj nesh.