Al-A'raaf
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَقَطَّعْنَـٰهُمُ ٱثْنَتَىْ عَشْرَةَ أَسْبَاطًا أُمَمًا ۚ وَأَوْحَيْنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ إِذِ ٱسْتَسْقَىٰهُ قَوْمُهُۥٓ أَنِ ٱضْرِب بِّعَصَاكَ ٱلْحَجَرَ ۖ فَٱنۢبَجَسَتْ مِنْهُ ٱثْنَتَا عَشْرَةَ عَيْنًا ۖ قَدْ عَلِمَ كُلُّ أُنَاسٍ مَّشْرَبَهُمْ ۚ وَظَلَّلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلْغَمَـٰمَ وَأَنزَلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلْمَنَّ وَٱلسَّلْوَىٰ ۖ كُلُوا۟ مِن طَيِّبَـٰتِ مَا رَزَقْنَـٰكُمْ ۚ وَمَا ظَلَمُونَا وَلَـٰكِن كَانُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ 160
Ne i ndamë ata në dymbëdhjetë Fise, secili më vete. -Bijtë e Izraelit ishin të ndarë në dymbëdhjetë fise, që ishin të afërt me njëri-tjetrin. Secili prej fëmijëve të Jakubit përbënte një fis më vete.Kur njerëzit(e etshëm)i kërkuan Musait ujë, Ne i shpallëm atij: “Bjeri shkëmbit me shkopin tënd!” -Populli i kërkoi Musait të luste Allahun e Madhëruar për ujë të bollshëm, që të pinin ata dhe kafshët e tyre. Me sa duket, ata ishin diku në një vend ku uji ishte i pamjaftueshëm, prandaj kërkuan ujë të bollshëm. Kështu, Allahu i Lartësuar, duke iu përgjigjur kërkesës së tyre, i shpalli Musait: “Bjeri shkëmbit me shkopin tënd!”. Ka mundësi që të ketë qenë një shkëmb i veçantë, por ka mundësi edhe që të ketë qenë çdo lloj shkëmbi. Sidoqoftë, Musai e goditi atë me shkopin e tij dhe, sikurse thotë Allahu i Lartësuar:Dhe prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime. -Nga shkëmbi shpërthyen dymbëdhjetë burime, që nxirrnin ujë me bollëk.Secili Fis e dinte mirë burimin e vet. -Për secilin nga këto fise u përcaktua një burim i vaçantë, të cilin ata e njihnin mirë dhe ishin të qetë në përdorimin e tij. Kjo ndarje u bë për të mos u shtrënguar në marrjen e ujit dhe për të mos krijuar shkak për grindje mes tyre. Sigurisht, kjo tregon për mirësinë e plotë që Allahu i Lartësuar u dhuroi atyre.Ne bëmë që retë t’u bënin hije atyre,... -Nëpërmjet reve, Allahu i Lartësuar u krijonte hije atyre, e cila i ruante nga nxehtesia e diellit.... u zbritëm menna dhe thëllëza ... -Menna ishte një lloj ushqimi i ëmbël, ndërsa seluaështë thëllëza, me mish shumë të shijshëm. Kështu, Allahu i Lartësuar u mundësoi gjithë këto mirësi hije dhe freski, ujë me bollëk, ushqim të shijshëm e mjaft cilësor. Të gjitha u vinin pa ndonjë mundim e lodhje nga ana e tyre.dhe u thamë: “Hani nga të mirat me të cilat ju kemi begatuar!” - Megjithatë, ata nuk treguan mirënjohje për këto begati të shumta. Sidoqoftë, më këtë mosmirënjohje, ata nuk i shkaktuan ndonjë dëm Allahut, por i bënë padrejtësi vetes së tyre, sikurse thuhet më pas:Ata nuk na bënë Ne asnjë dëm, por dëmtuan vetveten.