Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-A'raaf
Sūrah 7

Al-A'raaf

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 147

وَٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَـٰتِنَا وَلِقَآءِ ٱلْـَٔاخِرَةِ حَبِطَتْ أَعْمَـٰلُهُمْ ۚ هَلْ يُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ 147

Ata të cilët i mohojnë Shenjat Tona dhe takimin në Ahiret - ata i kanë asgjësuar veprat e tyre. -Këtu bëhet fjalë për ata që mohojnë argumentet, shenjat dhe mrekullitë madhështore të Zotit, që dëshmojnë për vërtetësinë e Shpalljes së Tij. Ata nuk e besojnë as ahiretin, por e konsiderojnë atë një gënjeshtër. Kësaj kategorie Allahu i Lartësuar ka për t’ua asgjësuar të gjitha veprat, sepse ato nuk kanë themel. Atyre u mungon kushti kryesor që duhet të plotësojë një vepër për t’u pranuar: besimi në shenjat dhe në Shpalljen e Zotit të Lartësuar, si dhe besimi në Ditën e Gjykimit. Ata nuk besojnë Allahun e Lartësuar, nuk besojnë Shpalljen e Tij dhe, rrjedhimisht, as profetët e Tij. Sipas tyre, nuk ekziston një ditë kur ata do të shpërblehen sipas punëve që kanë kryer në këtë jetë, prandaj e meritojnë t’u asgjësohen të gjitha veprat.A nuk do të shpërblehen ata veçse sipas asaj që kanë bërë? - Veprat e tyre do të asgjësohen të gjitha. Në fakt, ata as që besojnë se do të ketë një ditë kur do të shpërblehen me drejtësi nga Allahu i Lartësuar, prandaj e marrin shpëblimin që në jetën e dynjasë për ato vepra të pakta që kryejnë, ndërsa në ahiret ato do t’u shkatërrohen e nuk do t'u sjellin asnjë dobi.