Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-A'raaf
Sūrah 7

Al-A'raaf

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verses 1–2

الٓمٓصٓ 1 كِتَـٰبٌ أُنزِلَ إِلَيْكَ فَلَا يَكُن فِى صَدْرِكَ حَرَجٌ مِّنْهُ لِتُنذِرَ بِهِۦ وَذِكْرَىٰ لِلْمُؤْمِنِينَ 2

Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit duke i qartësuar madhështinë e Kur'anit dhe i thotë:Elif, Lam, Mim, Sad. Ky Libër të është shpallur... -Ky është një Libër madhështor e i mrekullueshëm, që përmban çdo gjë që njerëzit kanë nevojë, me kërkesa hyjnore, me synimet më të larta dhe me ligje të qarta e të shtjelluara, që u shërbejnë njerëzve për jetën dhe lumturinë e tyre. Ky libër i sjell lehtësi, qetësi, dhe lumturi njeriut, prandaj i Lartësuari thotë më pas:...që ti të mos ndiesh aspak ngushtim në gjoks prej tij. - Që ti të mos ndiesh në gjoks ngushtim, dyshim dhe luhatje për zbatimin e tij, por që të jesh i sigurt plotësisht se ai është Shpallje e Zotit, që është Hakimun - i Urtë, dhe Hamid - i Lavdëruar, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata që e mohojnë Mesazhin (Kur'anin), kur ai u vjen, do të dënohen rëndë. Ai është vërtet një Libër madhështor. Atij (Kur'anit)nuk mund t’i atribuohet e pavërteta nga asnjë anë. Ai është Shpallje prej të Urtit, të Lavdëruarit.” [Fussilet 41, 42] Kur’ani është fjala më e vërtetë, prandaj le të zgjerohet gjoksi yt dhe le të gjejë prehje më të shpirti yt, duke pranuar dhe duke iu nënshtruar urdhëresave të tij. Mos u kthe nga kjo rrugë prej fjalëve dhe veprimeve armiqësore të kundërshtarëve të tij.Ai të është shpallur që nëpërmjet tij të paralajmërosh dhe të kujtosh besimtarët. - Kur'ani të është shpallur që, nëpërmjet tij, të këshillosh e paralajmërosh njerëzit, duke iu kujtuar atyre qëllimin pse janë krijuar, që të dëgjojnë ata që dinë të dëgjojnë, ndërsa ata që refuzojnë me inat e mospërfillje, të mos kenë më asnjë argument para Zotit për mohimin e tyre. Kur’ani shërben si kujtuesi më i vyer për besimtarët, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Por t’i këshillo, sepse këshilla u bën dobi besimtarëve!” [Dharijat 55]. Ai i kujton ata vazhdimisht për të vazhduar në rrugën e drejtë. Ai i udhëzon në çdo vepër të mirë që kryhet haptazi apo fshehtazi. Ai i këshillon dhe u mëson si të ruhen nga çdo e keqe që i pengon nga synimi i tyre final: arritja e kënaqësisë së Allahut dhe përjetësia në Xhenetin e Tij. Pastaj i Madhëruari nxit robërit e Tij për të jetuar sipas Shpalljes, duke u thënë: