Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-An'aam
Sūrah 6

Al-An'aam

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 86

وَإِسْمَـٰعِيلَ وَٱلْيَسَعَ وَيُونُسَ وَلُوطًا ۚ وَكُلًّا فَضَّلْنَا عَلَى ٱلْعَـٰلَمِينَ 86

Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit e tjerë. -Ismaili, i biri i Ibrahimit, është babai i më të mirit të popujve, babai i popullit arab, dhe babai i më të mirit të njerëzve, Muhamedit a.s. Junusi ishte i biri i Metait dhe Luti ishte i biri i Hârânit, vëllait të Ibrahimit. Të gjithë këta profetë dhe të dërguar të Allahut u dalluan mbi të gjithë botën. Katër janë gradat e të mirëve, dhe ato i ka përmendur Allahu i Madhëruar në suren Nisa: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata, të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi të shumta - me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me vepërmirët. Sa shokë të mirë janë ata!” [En-nisa 69] E këta janë profetë, që qëndrojnë në gradën më të lartë si të tillë, aq më tepër që janë ndër më të zgjedhurit e të gjithë profetëve të dërguar nga Allahu i Madhëruar. Nuk ka dyshim se profetët për të cilët Zoti na ka treguar në Librin e Tij janë më të mirë e të dalluar se ata që nuk i ka përmendur.