Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-An'aam
Sūrah 6

Al-An'aam

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 82

ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَلَمْ يَلْبِسُوٓا۟ إِيمَـٰنَهُم بِظُلْمٍ أُو۟لَـٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلْأَمْنُ وَهُم مُّهْتَدُونَ 82

Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë. -Ata janë të sigurt dhe të ruajtur nga çdo frikë, nga ndëshkimi dhe dëshpërimi. Ata janë të sigurt dhe të qetë, sepse janë të udhëzuar në rrugën e drejtë. Nëse ata e kanë ruajtur imanin të pacenuar nga shirk-u dhe gjynahet, atëherë u takon ‘el emnu’ - siguria e plotë nga çdo e keqe. Gjithashtu, nëse e kanë ruajtur imanin e tyre të pacenuar nga shirku, por, nga ana tjetër, kanë vazhduar me gjynahe e punë të këqija, atëherë themi se ata e kanë bazën e besimit dhe të sigurisë, por jo si ata të parët, që e kanë të plotë. Ajeti, i kuptuar nga ana e kundërt, tregon se ata që e cenojnë imanin e tyre me shirk dhe poshtërsi, ata nuk kanë as udhëzimin bazë dhe nuk u takon të jenë të sigurt e të shpëtuar. Përkundrazi, atyre u takon humbja dhe ndëshkimi. Allahu i Lartësuar, pasi i dha Ibrahimit (a.s)argumente dhe fakte të pakundërshtueshme për të vërtetën, tha: