Al-An'aam
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَهَـٰذَا كِتَـٰبٌ أَنزَلْنَـٰهُ مُبَارَكٌ فَٱتَّبِعُوهُ وَٱتَّقُوا۟ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ 155
Me të vërtetë, edhe ky është një Libër të cilin Ne e zbritëm si bekim. -Edhe Kur'ani madhështor e përkujtues është Libër që e shpalli Allahu i Madhërishëm me plot mirësi, dituri dhe urtësi të mrekullueshme. Kur'ani është themeli i diturive; çdo dituri ngrihet dhe ndërtohet prej tij. Prej tij përftohen begati të shumta. Nuk ekziston ndonjë mirësi për botën që ai të mos ua ketë ofruar njerëzve. Madje, ai përmban edhe urtësitë që fshihen në ato mirësi, në mënyrë që shtysa për t’i arritur ato të jetë më e fortë dhe e plotë. Gjithashtu, nuk ekziston ndonjë e keqe që Kur'ani të mos i ketë paralajmëruar dhe të mos i ketë ndaluar njerëzit për t’u ruajtur dhe larguar prej saj. Madje, që paralajmërimi të jetë më i fortë dhe më ndikues, ai ka përmendur edhe arsyet pse duhet të largohesh prej saj, si dhe përfundimin e keq në dynja dhe në ahiret të të joshurve dhe të mashtruarve nga e keqja. Kësisoj, është mëse e natyrshme që ta ndjekësh një Libër të tillë dhe të kujdesesh për t’i ruajtur të paprekshëm kufijtë e tij, siç thotë i Madhëruari:Përmbajuni mësimeve të tij dhe të jini të devotshëm që të mëshiroheni! -Përmbajuni urdhrave dhe ndalesave të tij! Mbështeteni besimin tuaj tërësisht mbi porositë dhe mësimet e këtij libri madhështor! Ruajuni vazhdimisht dhe frikësojuni Zotit tuaj, duke u kujdesur që gjithmonë të qëndroni brenda kufijve të Tij dhe kurrë të mos thyeni fjalën dhe porositë e Tij! Nëse ju e ndiqni dhe pasoni Kur'anin, Allahu i Madhërishëm ju premton mëshirën e Tij të gjerë. Shkaku më i madh që sjell mëshirën e Allahut është mësimi dhe zbatimi i këtij Libri.