Al-Qamar
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَكَذَّبُوا۟ وَٱتَّبَعُوٓا۟ أَهْوَآءَهُمْ ۚ وَكُلُّ أَمْرٍ مُّسْتَقِرٌّ 3
Ata e mohojnë të vërtetën dhe ndjekin dëshirat e veta... -Ky ajet i përngjan ajetit tjetër të Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “Atëherë, nëse është e vërtetë ajo që pretendoni, silleni një libër prej Allahut që është udhëzues më i mirë se këta të dy (Teurati e Kur’ani), që t’i përmbahem edhe unë atij!” E nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata ndjekin vetëm epshet e veta. E kush është më i humbur se ai që ndjek epshin e vet pa asnjë argument prej Allahut? S’ka dyshim se Allahu nuk i udhëzon njerëzit keqbërës.” [Kasas 49, 50]. Nëse qëllimi i tyre do të ishte zbulimi dhe pasimi i udhëzimit të drejtë, ata pa dyshim do të kishin besuar dhe do të ishin bërë pasues të Muhamedit (a.s.). E si të mos ndodhte kështu, kur Allahu i Lartësuar i dhuroi atij shenja, mrekulli dhe fakte të prera, të cilat dëshmonin qartë për ligjin dhe fenë e drejtë?!...por çdo çështje do të plotësohet në cakun e fundit! -Çështjet nuk mbyllen tani. Ato do të vazhdojnë të plotësohen, derisa të mbërrijnë në cakun e fundit. Atëherë, ata që besojnë plotësisht do të lumturohen në Xhenetin e mirësisë, në faljen e Allahut dhe kënaqësinë e Tij. Ndërsa mohuesit do të vuajnë pafundësisht në zemërimin e Zotit dhe ndëshkimin e Tij. Ky është caku i fundit, kur do të plotësohet çdo çështje. Duke bërë të qartë se këta mohues nuk kishin qëllim të pasonin të vërtetën, por donin thjesht të ndiqnin dëshirat e tyre, Allahu i Lartësuar thotë: