Adh-Dhaariyat
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
مَآ أُرِيدُ مِنْهُم مِّن رِّزْقٍ وَمَآ أُرِيدُ أَن يُطْعِمُونِ 57 إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلْقُوَّةِ ٱلْمَتِينُ 58
Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as kërkoj që të më ushqejnë. Allahu, Ai është Furnizuesi i madh e Fuqiploti. -Çdo kafshë në tokë, në qiell dhe kudo qoftë, e ka të siguruar rizkun nga Allahu i Lartësuar; Ai kujdeset për çdo nevojë të tyre. Allahu është Fuqiploti. Në dorën e Tij është gjithçka. Me fuqinë dhe pushtetin e Tij, Allahu krijoi këtë madhështi në botën qiellore dhe tokësore. Me pushtetin e Tij, Ai përkujdeset për botën dhe gjithçka ka në të. Çdo gjë ekziston dhe funksionon sipas dëshirës së Tij. Ajo që Allahu ka dëshiruar është, ndërsa ajo që Allahu nuk e ka dëshiruar nuk është. Askush nuk mund t’i fshihet Atij dhe askush nuk mund t’i shmanget pushtetit dhe sundimit të Tij. Me fuqinë e Tij, Allahu ushqen dhe furni-zon çdo krijesë. Me fuqinë e Tij, Ai do t’i ringjallë trupat, pasi ata të jenë tretur e të jenë bërë pluhur në tokë apo të kenë humbur nëpër dete e oqeane. Askush nuk i shpëton dot llogarisë së të Drejtit. I Lartësuar qoftë i Allahu i Plotfuqishëm!