Skip to content
Tafsir As-Saadi · Adh-Dhaariyat
Sūrah 51

Adh-Dhaariyat

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verses 1–6

وَٱلذَّٰرِيَـٰتِ ذَرْوًا 1 فَٱلْحَـٰمِلَـٰتِ وِقْرًا 2 فَٱلْجَـٰرِيَـٰتِ يُسْرًا 3 فَٱلْمُقَسِّمَـٰتِ أَمْرًا 4 إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقٌ 5 وَإِنَّ ٱلدِّينَ لَوَٰقِعٌ 6

Betohem për erërat, që ngrenë grimcat dhe i shpërndajnë,Për retë e ngarkuara rëndë,Për lundruesit, që lëvizin lehtë,dhe për melekët, që zbatojnë urdhrat.S’ka dyshim se ajo që ju premtohet është e vërtetë.S’ka dyshim se gjykimi (dhe shpërblimi) me drejtësi do të ndodhin. -Këto janë betime të rëndësishme prej Allahut të Madhëruar, i Cili është më i vërteti në betimet e Tij. Ai betohet në këto krijesa madhështore dhe aq të domosdoshme për robërit, për një çështje shumë të rëndësishme: premtimi i Tij për Ditën e Kijametit është i vërtetë dhe llogaria me drejtësi e veprave të robërve nuk ka dyshim se do të ndodhë. Askush nuk mund ta pengojë këtë vendim të Zotit të Madhëruar. Kur ky lajm vjen prej të Madhëruarit, të Vërtetit në fjalët e Tij dhe, përveç kësaj, Ai betohet në vërtetësinë e kësaj ngjarjeje dhe sjell prova të pamohueshme, që tregojnë pushtetin dhe dijen e Tij absolute, atëherë si mundet që këtë fakt ta mohojë dikush; si mundet që dikush të mos nënshtrohet dhe të mos punojë i bindur ndaj të Madhëruarit?!- El dharijat janë erërat e lehta, që me butësi dhe shpejtësi transportojnë pjalmin dhe kokrriza të ndryshme nëpër tokë, duke bërë një punë shumë të madhe, që njeriu nuk do të mundej kurrë ta bënte.- El hamilati uikra janë retë e zeza të rënda, që bartin ujin, aq të domosdo-shëm për jetën e tokës dhe të gjitha krijesave.- El xharijati jusra janë yjet, që lundrojnë me lehtësi dhe hijeshi në rrugën e tyre. Me këto yje, Allahu i Urtë zbukuron qiellin, ndërsa robërit orientohen gjatë natës, në tokë dhe në det. Ato dëshmoj-në për madhështinë e Krijuesit të tyre, për diturinë dhe pushtetin e Tij të pamatë.- El mukassimati janë melekët, të cilët, me lejen e Zotit, zbatojnë të gjitha urdhrat e Tij. Secilin prej melekëve, Zoti i Madhëruar e ka ngarkuar me një detyrë të caktuar të dynjasë ose të ahiretit. Askush prej tyre nuk e tejkalon kufirin dhe nuk i cenon urdhrat e të Madhërua-rit, por i zbaton ato me përpikmëri.