Skip to content
Tafsir As-Saadi · Adh-Dhaariyat
Sūrah 51

Adh-Dhaariyat

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 48

وَٱلْأَرْضَ فَرَشْنَـٰهَا فَنِعْمَ ٱلْمَـٰهِدُونَ 48

Edhe Tokën e kemi shtruar. Sa shtrues të mirë që jemi Ne! -Allahu i Lartësuar e bëri Tokën të shtruar, në mënyrë të tillë që njerëzit të mund kërkojnë dhe të arrijnë në të mirësitë e Zotit. Ata me lehtësi mund të ndërtojnë në të, të mbjellin pemë, të pushojnë, të udhëtojnë etj. Vërtet, prej diçkaje të shtruar mund të përfitohet, por nuk është e thënë që përfitimi të jetë i plotë në çdo aspekt. Por Allahu i Lartësuar e shtroi tokën në mënyrë të tillë që përfitimi prej saj të jetë i plotë, prandaj e lavdëroi Veten e Tij për këtë vepër. Ai e shtriu dhe e nënshtroi tokën për robërit e Tij, ashtu si e kërkon urtësia, mëshira dhe bamirësia e Tij.