Skip to content
Tafsir As-Saadi · Adh-Dhaariyat
Sūrah 51

Adh-Dhaariyat

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verses 38–40

وَفِى مُوسَىٰٓ إِذْ أَرْسَلْنَـٰهُ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ بِسُلْطَـٰنٍ مُّبِينٍ 38 فَتَوَلَّىٰ بِرُكْنِهِۦ وَقَالَ سَـٰحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ 39 فَأَخَذْنَـٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذْنَـٰهُمْ فِى ٱلْيَمِّ وَهُوَ مُلِيمٌ 40

Edhe Musanë, Ne e dërguam te Faraoni me fakte të qarta. Por ai, me parinë e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar ose i çmendur.”. Prandaj Ne e ndëshkuam atë dhe ushtrinë e tij, duke e hedhur në det të poshtëruar. -Janë të shumta shenjat dhe mrekullitë që Zoti solli me Musain (a.s.), sidomos kur e dërgoi te Faraoni dhe paria e tij. Në këtë ngjarje ka prova të shumta për ata që i frikësohen ndëshkimit të dhemb-shëm të Zotit, ndërsa arrogantët i shohin me mospërfillje ato. Kështu veproi Faraoni me Musain dhe mrekullitë që ai solli. Ai e konsideroi Musain si një magjistar dhe mashtrues, madje e konsideroi si të çmendur. Sipas tij, ishin vetëm dy mundësi se si mund të shihej Musai: ose si magjistar, dhe mrekullitë e tij ishin thjesht mashtrime, ose si i çmendur, dhe gjithçka që thoshte nuk duhej marrë në konsideratë. Ai veproi në këtë mënyrë, edhe pse e dinte shumë mirë se Musai ishte i sinqertë në prete-ndimin e tij, sikurse thotë i Lartësuari: “Ata e mohuan padrejtësisht Musain, edhe pse ishin të sigurt në veten e tyre për vërtetësinë e tij”. Po pse e bënin këtë? Vetëm prej mendjemadhësisë së tyre. Në një ajet tjetër tregohet se Musai (a.s.) i tha Faraonit: “Ti e di shumë mirë se këto mrekulli i solli veçse Zoti i qiejve dhe i Tokës, si prova për njerëzit”. Kështu, Faraoni dhe paria e tij e mohuan Musain dhe i shpërfillën porositë e Zotit të sjella prej tij. Për këtë arsye, Zoti e ndëshkoi në momentet kur ai ishte ende arrogant dhe mohues. Ai e ndëshkoi siç di të ndëshkojë Ngadhënjimtari i Plotfuqishëm.