Skip to content
Tafsir As-Saadi · Qaaf
Sūrah 50

Qaaf

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verses 12–14

كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍ وَأَصْحَـٰبُ ٱلرَّسِّ وَثَمُودُ 12 وَعَادٌ وَفِرْعَوْنُ وَإِخْوَٰنُ لُوطٍ 13 وَأَصْحَـٰبُ ٱلْأَيْكَةِ وَقَوْمُ تُبَّعٍ ۚ كُلٌّ كَذَّبَ ٱلرُّسُلَ فَحَقَّ وَعِيدِ 14

Para tyre mohuan populli i Nuhut, banorët e Ressit, populli i Themudit, Adi, Faraoni, vëllezërit e Lutit, banorët e Ejkes dhe populli i Tubbeit. -Pas përmendjes së disa shenjave të mëdha, Allahu i Lartësuar u tërheq vërejtjen njerëzve, duke u kujtuar ndëshkimet që goditën mbi popujt e mëparshëm, të cilët shpërfillën shenjat dhe porositë e Tij. Ai i këshillon ata që të mos vazhdojnë me mohimin dhe shpërfilljen e Librit dhe Profetit të Tij, që të mos ndëshkohen si popujt e hershëm. Allahu i Lartësuar përmend disa nga këta popuj dhe profetët e tyre. Kështu, Profeti Nuh (a.s.) u refuzua nga populli i tij. Populli i Themudit refuzoi profetin Salih, populli i Adit mohoi profetin Hud, vëllezërit e Lutit refuzuan profetin Lut, banorët e Ejkes refuzuan profetin Shuajb. Edhe banorët e Tubbeit refuzuan profetët e tyre. Tubbei quhej çdo mbret që sundonte në Jemen në kohët e shkuara, para Islamit. Allahu i Lartësuar nuk na tregon për emrin e profetit që u dërgua në popullin e Tub-beit, por na tregon që ata e mohuan atë.Të gjithë mohuan profetët, prandaj merituan ndëshkimin Tim. -Të gjithë këta popuj i refuzuan profetët që Zoti dërgoi ndër ta, prandaj merituan ndëshkimin e paralajmëruar të Tij. Për këtë arsye, edhe ata që mohonin udhëzimin e profetit Muhamed nuk ishin më të mirë se popujt e ndëshkuar më herët, ashtu si edhe profeti Muhamed nuk ishte më pak i vlefshëm se profetët e dërguar para tij. Prandaj edhe ata i priste i njëjti ndëshkim, nëse vazhdonin të bënin të njëjtin krim! Pastaj Allahu i Madhëruar u sjell një provë tjetër, që të binden plotësisht për fuqinë e Tij të plotë për të ringjallur krijesat: